Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga "Besimi në melekët"
Melekët e autorizuar për mbajtjen e Arshit
Arshi është çështje më e lartë dhe më e madhe e krijesave.
Thotë Muhamedi a.s.: “Nëse luteni, kërkoni prej Zotit të Madhëruar Xhenetin Firdevs, sepse Firdevsi është mesi i Xhenetit dhe prej Xheneteve më të larta dhe mbi të është “Arshi” i të Gjithëmëshirshmit dhe prej aty burojnë lumenjtë e Xhenetit”.
Këtë Arsh madhështor e mbajnë melekët fisnike. Ata gjithashtu e lavdërojnë, e falënderojnë dhe e besojnë Zotin e tyre, dhe nuk tregojnë kryelartësi por kërkojnë falje për besimtarët.
Thotë Zoti i Madhëruar:
“Ata (melekët) të cilët e mbajnë Arshin dhe çka ka rreth tij e lavdërojnë dhe e falënderojnë Zotin e tyre dhe besojnë në Të dhe kërkojnë falje për ata të cilët besojnë: O Zoti ynë Ti ke përfshi çdo gjë me mëshirën dhe diturinë Tënde. Fali ata të cilët pendohen dhe pasojnë rrugën Tënde. Ruaj ata nga dënimi i Xhehenemit”.
Numri i atyre melekëve të cilat e mbajnë Arshin janë tetë.
Thotë Zoti i Madhëruar: “E mbajnë arshin e Zotit tënd, mbi ta (Arsh) atëherë do të jenë tetë”.
Thotë Harunë bin Raiabi se bartësit e arshit janë tetë. Katër prej tyre thonë: “SUBHANEKE VE BI HAMDIKE” për butësinë pas diturisë Tënde. “SUBHANEKE VE BI HAMDIKE” për falje pas fuqisë Tënde.
Për fuqinë dhe mundësinë e melekëve të cilat e mbajnë Arshin nuk di askush përpos Zotit të Madhëruar.