Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga "Besimi në melekët"
Israfili
Meleku fisnik Israfili është melaqja e cila do t’i fryjë “SURIT” kur të ndodhë Dita e Kijametit, pastaj do t’i fryjë herën tjetër dhe njerëzit ngrihen nga varret për të dhënë llogari për veprat e tyre.
Thotë Zoti i Madhëruar:
“Pastaj i fryhet “SURIT” herën tjetër dhe menjëherë të gjithë ata (njerëzit) në këmbë presin (urdhrin e Zotit për tu gjykuar për veprat e tyre). (El-Zumer : 68)
Muhamedi a.s. ua përkujtonte shokëve të tij këtë melaqe fisnike dhe u tregonte për çështjen e tij dhe për detyrën e tij.
Një ditë derisa ishte ulur u tha shokëve të tij:
“Si do të jetë puna me ju atë ditë derisa melaqja e ka përgatitur “SURIN” i ka hapur krahët dhe është përgatitur me e dëgjua urdhrin e Zotit dhe pret me i fry SURIT”.
Shokët thanë: “Na mjafton Allahu. Ai është mbrojtësi më i mirë. Vetëm Allahut i mbështetemi”.
Vazhdimisht të themi: “HASBUNALLAHU VE NIË’MEL VEKIL dhe ‘ALALL-LLAHI TEVEKKELNA” që në gjuhën shqipe d.m.th.: “Na mjafton Allahu, Ai është mbrojtësi më i mirë, vetëm Allahut i mbështetemi.”
Këto dy fjali janë armët më të forta për tu siguruar nga trishtimi i fryrjes së “SURIT” në Ditën e Kijametit.