Err-Rruhul Eminë

Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga "Besimi në melekët"

Err-Rruhul Eminë

 

Ruhul Eminë apo “Shpirti Besnik” është emër i melekut Xhibril.

Xhibrili është imam i melekëve. Xhibrili i ka zbritur të gjitha librat qiellor te pejgamberët. Pra, Xhibrili ia ka zbritur Vahjin secilit në kohën e tij, për popullin e tij për t’i plotësuar nevojat e secilit popull.

Muhamedi a.s. Xhibrilin e ka parë në forma të ndryshme.

Nuk është për tu habitur pse melaqet paraqiten në forma të ndryshme.

Njëherë i Dërguari a.s. ka kërkuar për ta parë në formën e tij të vërtetë!

Me lejen e Allahut, Muhamedi a.s. e ka parë se si krahët e Xhibrilit të shtrirë gjerë e gjatë në horizontin e gjerë gati sa i ka përfshirë lindje e perëndim.

Herën tjetër e ka parë në Natën e Miraxhit në Sidretul Munteha. Thotë Zoti i Madhëruar në Kur’anin Fisnik:

“E ka parë edhe herën tjetër. Në Sidretul Munteha”.

Pra, Xhibrili pasi që ia ka zbritur Kur’anin Muhamedit a.s. si dhe çdo shpallje pejgamberëve tjerë e meriton të quhet “RUHUL EMINË” apo Shpirti Besnik.

Të mësojmë edhe ne prej Xhibrilit besnikërinë dhe të gjitha detyrat tona t’i kryejmë me përpikëri dhe me besnikëri.

Lini një koment