Dënimet në varr

Muhamed Eminë Xhundi

"101 tregime për të arritur kulminacionin e mirësisë dhe përsosmërinë e devotshmërisë"

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Dënimet në varr

 

Muhamed bin Rezizë El Haraniju shkon prej shtëpisë në arën e tij dhe tregon se çka i ka ndodhur. Ai tregon: “Para se të perëndojë dielli arrita te varret, kur e pashë një varr, i cili kishte gaca zjarri sa gota. I vdekuri në mes, dhe mbi të gacat prush. I fshija sytë e mi dhe thosha në vete: “Zgjuar jam apo fjetur?!”. Kur e shikova qytetin, e vërtetova dhe thashë: “Për Zotin nuk jam në ëndërr, por kjo është realitet”. Pastaj i frikësuar shkova  në shtëpi. Më sollën ushqim, të cilit as që munda t’i afrohesha. Pastaj shkova në qytet dhe pyeta se kush ka qenë i varrosur në atë vend. Ata më treguan se aty në varr është një njeri kriminel, i cili po atë ditë kishte vdekur.

 

*   *  *

 

Transmeton Shaebiuju, se një njeri i ka treguar Pejgamberit s.a.v.s.: “Kam kaluar rreth krojeve të Bedrit dhe kam parë se si një njeri e nxirrte toka jashtë, një njeri tjetër i binte me çekan deri sa humbte në tokë. Pastaj toka i nxirrte dhe prapë një njeri i binte me çekan deri sa humbte në tokë, dhe kjo gjendje vazhdonte pandërprerë. Ndërsa Muhamedi s.a.v.s.  tha: Ai është Ebu Xhelil bin Hishami i cili do të dënohet në varr deri në Ditën e Kijametit.

 

*   *  *

 

Transmeton Salim bin Abdullahu nga babai i tij se ka thënë: “Deri sa shkonim prej Mekes në Medine, me deve, kaluam pranë një varreze, kur aty pamë se një i vdekur kishte dalë nga varri, i cili ishte i prangosur me zinxhirë të hekurt, qafë e duar, i cili digjej flakë, tërhiqej zvarrë, dhe i thuhej: “O rob i Allahut zvarritu!”

Pastaj pamë edhe tjetrin duke dalë nga varri, i cili shkonte pas tij dhe i thuhej: “O rob i Allahut mos u zvarrit!”

Pastaj u tërhoqën dhe e kthyen prapë në varr. Pastaj ai tregon se në atë moment i kishte rënë të fikët dhe kishte rënë prej devesë në tokë, ndërsa flokët m’u zbardhën. Këtë ia ka treguar Othman bin Afanit, e për këtë arsye ai ia ka ndaluar që ai të udhëtojë i vetëm.

 

*   *  *

 

Një Medinas e ka pasur një motër, e cila i vdes. Pasi e varrosi, kthehet në shtëpi, mirëpo, i kujtohet se i kishte rënë diçka në varr. E merr një shok dhe shkojnë së bashku. E çelin varrin dhe e gjejnë sendin e humbur. Pastaj i thotë shokut: “A po largohesh pak ta shoh motrën time”. Dhe kur e sheh se ajo digjej flakë, atëherë me të shpejtë e mbulon varrin dhe kthehet te nëna e tij dhe e pyet: “Oj nëna ime, më trego diçka më shumë për motrën?” Nëna i thotë: “Po çka të të tregoj tash, kur ajo është e vdekur?” Ai i tregon se çka kishte parë te varri i saj. Atëherë nëna i tregon: “Motra jote e vononte kohën e namazit dhe e kishte zakon që të shkonte nëpër dyer të shtëpive të fqinjëve, të dëgjonte në heshtje dhe t’ua zbulonte çështjet e tyre”.

 

*   *  *

 

Një hajn i varreve, pasi që ishte penduar e kishin pyetur: “Cila është ajo që ke parë më habitëse te të varrosurit?” Ai u thotë: “Kam parë të varrosur, i cili ishte i gozhduar me gozhda  në tërë trupin e tij, ndërsa gozhdat më të mëdha në kokë dhe në këmbë.

Por ajo që kam parë më se shumti është se shumë të varrosur i kam jo të kthyer në drejtim të kibles.

Lini një koment