Punët e melekëve

Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga "Besimi në melekët"

Punët e melekëve

 

Ka shumë lloje të melekëve dhe numri tyre është shumë i madh.

Zoti i Madhëruar për secilin lloj të melekëve ka parapa (ka caktuar) punë të veçantë.

–     Disa prej tyre i shënojnë dhe i regjistrojnë veprat e njerëzve.

–     Disa i ka autorizuar për rojtarë të Xhenetit dhe Xhehenemit.

–     Disa e mbajnë “Arshin” e madh.

–     Disa sillen rreth e përqark “Arshit” të madh.

–     Disa i mbrojnë njerëzit nga e keqja e shejtanëve dhe e xhinëve.

–     Ndonjëri e zbret “Vahjin” (Librat) prej Zotit të Madhëruar te pejgamberët.

–     Ndonjëri është i autorizuar me zbrit furnizimin (rizkun) prej qiellit.

–     Disa e lavdërojnë Allahun pandërprerë ditë e natë.

–     Ndonjëri prej tyre do t’i fryj “Surit” në Ditën e Gjykimit.

–     Disa prej tyre janë të autorizuara për erërat dhe mjegullat.

–     Disa janë të autorizuara për marrjen e shpirtave.

–     Disa janë të autorizuara që të bëjnë dua, dhe të kërkojnë falje për besimtarët.

–     Disa janë të autorizuara për mbikëqyrjen e kodrave.

 

Secili e kryen detyrën ashtu siç ia ka caktuar Zoti i Madhëruar,  i kryejnë detyrat me përpikëri dhe nuk kundërshtojnë.

Lini një koment