Melekët e dalluar

Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga "Besimi në melekët"

Melekët e dalluar

 

Zoti i Madhëruar ka vlerësuar disa melek më shumë se melekët tjerë ashtu siç i ka vlerësuar disa pejgamber më shumë se pejgamberët e tjerë.

Allahu e vlerëson kë të do Ai.

Pra, prej të gjithë melakëve Zoti i ka dalluar katër melek, e ato janë:

  1. Xhibrili
  2. Mikaili
  3. Melekul mevt
  4. Israfili

 

Zoti i Madhëruar në Kur’anin fisnik thotë:

“Kush mundet me qenë armik i Xhibrilit deri sa ai ta ka zbritur Kur’anin në zemrën tënde që ishte dëshmues dhe vërtetues i asaj çka ka zbritur më parë dhe udhëzues e gjithashtu edhe përgëzues i besimtarëve. Kush është armik i Allahut, i melekëve të Tij, i  Xhibrilit i Mikailit (ai është pabesim) dhe pa kurrfarë dyshimi Allahu është armik i mosbesimtarëve”. (El – Bekare : 97, 98)

Pastaj prej këtyre katër melekëve të rëndësishme Zoti e ka vlerësuar më së shumti Xhibrilin.

Lini një koment