Si ka zbritur Kur’ani?

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga “Fetva”

Si ka zbritur Kur’ani?

 

Pyetja:

Si ka zbritur Kur’ani komplet dhe përnjëherë, kur thotë Zoti i Lartmadhëruar: “Ne e kemi zbritur atë (Kur’anin) në natën më të vlefshme (natën e kadrit)”? Po ashtu thotë: “Muaji i Ramazanit është muaji në të cilin ka zbritur Kur’ani”.

Kjo vërteton se ka zbritur komplet. Mirëpo, është e njohur në ETHER, se Kur’ani ka depërtuar, pra i ka zbritur Muhamedit s.a.v.s. pjesë-pjesë, gradualisht, brenda 23 viteve.

Shejh Shaëraviju përgjigjet: Kur’ani ka zbritur komplet në qiellin e kësaj bote, për ta kryer misionin e tij në të, pastaj ka zbritur pjesë-pjesë, prej qiellit të dynjasë te Pejgamberi s.a.v.s. dhe te umeti ynë Islam.

Lini një koment