Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi
Përktheu: Dr. Musli Vërbani
Shkëputur nga “Fetva”
A martohen banorët e xhenetit?
Pyetje: A martohen banorët e xhenetit? Meshkujt a do të ejakulojnë apo jo?
Përgjigjja: Është pyetur Pejgamberi s.a.v.s.: A bëjmë marrëdhënie seksuale në xhenet? Është përgjigj: Po, për Zotin në dorën e të Cilit është shpirti, do të bëjnë marrëdhënie fort, fort (dahmen-dahmen). Dhe pasi të kryejë marrëdhënie mashkulli, femra kthehet përsëri e pastër, virgjëreshë”. (TRANSMETUESIT E NDËRLIDHUR SIPAS KUSHTIT TË SAHIH IBNI HABANIT)
Në koleksionin e Taberanit është e regjistruar se është pyetur Muhamedi a.s.: A kryejnë marrëdhënie banorët e xhenetit? Është përgjigj: Me organet të cilat, asnjëherë, as nuk dobësohen, as nuk paaftësohen, por gjithmonë kontaktojnë fort, fort”.
Xhevheriu e tregon fjalën dahmen-dahmen, si fortësi, tepër e fortë.
Po ashtu në këtë koleksion: Është pyetur: A kryejnë marrëdhënie banorët e xhenetit? Është përgjigj: “Po, fort, shumë fortë, mirëpo nuk lëshon spermatozoid dhe femra nuk lëshon vezorë (për formim të embrionit)”.