Proklamuesit

Muhamed Eminë Xhundi

"101 tregime për të arritur kulminacionin e mirësisë dhe përsosmërinë e devotshmërisë"

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Proklamuesit

 

I Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë: “Njerëzit e parë, të cilët do të gjykohen në Ditën e Kijametit janë:

I pari: Shehidi, të cilit i paraqitet begatia e tij (e veprës së tij) dhe e sheh. I thuhet: “Pse ke ra shehid?”

Përgjigjet: “Kam luftuar në rrugën Tënde o Zoti im, deri sa rashë shehid.”

I thuhet: “Nuk është e vërtetë, kjo është rrenë. E vërteta është se ti ke luftuar që të thuhet për ty: “Filani ka luftuar kështu …”, dhe ajo veç është thënë.”

Pastaj jepet urdhri, tërhiqet për fytyre dhe hidhet në zjarr.

 

I dyti: Njeriu i cili ka arritur shkallë të lartë të diturisë, ka mësuar dhe ka lexuar Kuran.

I paraqitet begatia e tij (e veprave të tij) dhe e sheh.

I thuhet: Pse e ke mësuar? Përgjigjet: “Kam përfituar dituri dhe kam mësuar, e kam lexuar për Ty o Zoti im Kuran.”

I thuhet: “Nuk është e vërtetë, kjo është rrenë. E vërteta është se ti ke mësuar, që të thuhet për ty se ti je dijetar dhe ke lexuar Kuran që të thuhet: “sa lexues i mirë i Kuranit”. Dhe e vërteta është se ashtu është thënë.”

Pastaj jepet urdhri, dhe tërhiqet për fytyre, dhe hidhet në zjarr.

 

I treti: Njeriu pasanik, të cilit iu është dhënë pasuri dhe ka dhënë (sadaka).

I paraqitet begatia e tij (e veprave të tij) dhe e sheh.

I thuhet: “Pse ke dhënë pasuri?”

Përgjigjet: “Çdo herë kur ka qenë në pyetje me dhënë në rrugë të Allahut kam dhënë.”

I thuhet: “Nuk është e vërtetë, kjo është rrenë. E vërteta është se ti ke vepruar ashtu që të thuhet se filani është dorëlirë, fisnik, dhe ashtu është thënë.”

Pastaj jepet urdhri, dhe tërhiqet për fytyre dhe hidhet në zjarr.”

 

TRANSMETON MUSLIMI

Lini një koment