Nëna e të këqijave

Muhamed Eminë Xhundi

"101 tregime për të arritur kulminacionin e mirësisë dhe përsosmërinë e devotshmërisë"

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Nëna e të këqijave

 

Uthman bin Afani r.a. deri sa ligjëronte tha: “O ju njerëz, largohuni nga alkooli, sepse është nëna e të këqijave. Para jush ka qenë një rob i devotshëm përderisa ishte në xhaminë e tij, ra në një pozitë tepër të vështirë, kur një grua shpirtkeqe e dërgoi vajzën (shërbëtoren) e saj dhe e thërret në shtëpi. Kur ai hyn në atë shtëpi, ajo ia mbyllë derën. E ajo kishte një foshnje dhe alkool, e i thotë: Nuk mund të dalësh nga kjo derë deri mos ta bësh njërën prej tri gjërave: të pishë këtë gotë me alkool, të bësh dashuri me mua ose ta mbytësh këtë foshnje, se për ndryshe do të bërtas. E kur të vijnë njerëzit, do t’u them se ky ka hyrë në shtëpinë time të më dhunojë. E kush do të të besonte? Ai njeri mendon:

Të çoj dashuri me të? Jo nuk do ta bëj atë vepër.

Ta mbys fëmijën. Kurrë nuk do ta bëj.

E pra do të pi alkool.

Për Zotin deri sa ishte aty u deh, e pastaj bën prostitucion me atë grua, dhe në fund e mbyti edhe fëmijën. Në fund Othmani r.a. tha: Largohuni prej tij, sepse alkooli është nëna e të këqijave, sepse për Zotin, nuk mund të qëndrojnë bashkë në zemrën e njeriut alkooli dhe imani, sepse njëra e zë vendin e tjetrës.

Lini një koment