Mos u anko

Muhamed Eminë Xhundi

"101 tregime për të arritur kulminacionin e mirësisë dhe përsosmërinë e devotshmërisë"

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Mos u anko

 

Tregon Ahnaf bin Kajsi: Jam ankuar te xhaxhai im për dhembje të barkut, e ai më qortoi duke më thënë: “Nëse të ndodh diçka mos i trego askujt, sepse njerëzit janë dy llojesh: Ke shok,  i cili pikëllohet kur të dëgjojë, e ke armik, i cili gëzohet. Çdo gjë që të ndodhë mos iu anko krijesave të njëjta si ti, të cilët të njëjtën gjë nuk mund ta largojnë as prej vetes së tyre.  Por, ankoju Atij që të ka sprovuar, vetëm Ai ka mundësi për të ta larguar.

O djali i vëllait tim, njëri prej syve të mi ka katërdhjetë vjet që nuk sheh, e nuk i kam treguar as gruas sime, e asnjë anëtari të familjes sime.

Lini një koment