E bëftë Zoti mirë

Muhamed Eminë Xhundi

"101 tregime për të arritur kulminacionin e mirësisë dhe përsosmërinë e devotshmërisë"

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

E bëftë Zoti mirë

 

Tregohet se një njeriut të mirë kur i ndodhte ndonjë fatkeqësi apo sprovohej me diçka thoshte: “E bëftë Zoti mirë”.

Një natë i shkon ujku dhe ia grabit gjelin, e ai tha: “E bëftë Zoti mirë!”

Pastaj në të njëjtën natë qeni rojtar i shtëpisë i ngordhi. E ai tha: “Zoti e bëftë mirë!”

Pastaj gomari i pall për herë të fundit dhe ngordh. E ai tha: Zoti e bëftë mirë!”

Pastaj tha: “Nëse do Zoti e bën mirë”.

Familja e tij me këto fjalë të tij lodhen pa masë dhe nuk mundën ta duronin.

Në të njëjtën natë hajnat arab e sulmuan fshatin dhe i mbysin që të gjithë fshatarët, e nuk shpëton askush, pos tij (dhe familjes së tij).

Hajnat arab janë orientuar në fshat nëpërmjet të lehurit të qenit, këndimit të gjelit dhe palljes së gomarit (për shkak të errësirës), mirëpo atij veç i kishin ngordhur, kështu që ngordhja e tyre ka qenë shkak i shpëtimit.

Qoftë i lartësuar Planifikuesi i Mençur.

Lini një koment