Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi
Përktheu: Dr. Musli Vërbani
Shkëputur nga “Fetva”
Dobia nga bimët
Çështje interesante tregon dijetari i mirënjohur, Shaëraviju: Njeriu është krijesë që zgjedhë llojet e ndryshme të ushqimit, planifikon dhe merr ushqim të rregullt, të kontrolluar e të organizuar. Përkundër gjithë kësaj, jashtëqitja e tij ka erë të rëndë, të urryer dhe të paparashikuar. Ndërsa kafshët, përkundër asaj çka hanë prej bimëve të ndryshme, aty-këtu me insekte, me mikrobe, e të papastra, jashtëqitja e tyre është më pak e urryer se sa e njeriut.
Siç mendon Shaëraviju, shkak i kësaj është se llojet e ndryshme të bimëve kanë elemente kimike, mjekësore, të cilat i eliminojnë helmet dhe bëjnë pastrim kimik të organizmit të tretjes, sepse specialistët dhe zbuluesit e medicinës, farmaceutët të gjitha barërat i zbulojnë prej bimëve, edhe të maleve të dendura edhe jo të dendura.
Ibn Mes’udi r.a. në një transmetim ka thënë:
“Për çdo sëmundje Allahu ka zbritur ilaç dhe shërim, e ju ta keni parasysh qumështin e lopës, sepse ajo i mbledh elementet e të gjitha bimëve dhe lisave”. (TRANSMETON NESAIJU)