Dëshmori i buzëqeshur

Muhamed Eminë Xhundi

"101 tregime për të arritur kulminacionin e mirësisë dhe përsosmërinë e devotshmërisë"

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Dëshmori i buzëqeshur

 

Said bin Xhubejri është dijetar, i cili diturinë e kishte përfituar nga Abdullah bin Abasi dhe Abdullah bin Umeri, njëherit edhe prej dijetarëve me famë në kohën e tabiinëve. Ai ka qenë në  anën e Abdurrahman bil Eshathit, kur Halifja – Abdul Melik bin Mervani ishte mizor dhe vrasës. Pasi që humbi Eshathi në betejën e xhamaxhimit dhe u vra, Saidi shkon në Meke. Valiju i Mekes i asaj kohe – Halid bin Abdullah el Kusariji e arreston dhe e dërgon te Haxhaxh bin Jusuf eth-Thekafiju, e ai i thotë: Si e ke emrin?

Said bin Xhubejr.

Por ti je Shehij kesirë.

Nëna ime e di më së miri pse më ka emëruar ashtu.

Nëna ka gabuar edhe ti ke gabuar.

Të fshehtën e di tjetër kush e jo ti.

Jetën tënde do ta shndërroj në zjarr të flakosur.

Po ta dija këtë do të të konsideroja Zot.

Çka mendon për Muhamedin?

Pejgamber i mëshirshëm dhe imam udhëzues.

Çka mendon për Aliun, a është në xhenet apo në xhehenem?

Po të kisha hyrë atje dhe t’i kisha parë se kush janë aty do ta kisha ditur.

Çka mendon për Halifët?

Nuk jam kompetent të flas për ta.

Cilin e do më së shumti?

Ai me të cilin më së shumti është i kënaqur Krijuesi.

Po me cilin është më së shumti i kënaqur Krijuesi?

Dituria është te Ai i Cili e di të fshehtën dhe të hapurën e tyre.

Dëshiroj të jesh më konkret dhe më i sinqertë ndaj meje.

Nëse nuk të jam përgjigjur, së paku nuk të kam gënjyer.

Çka është me ty, pse nuk qesh?

Po si të qesh krijesa e krijuar prej dheut, ndërsa atë krijesë prej dheu do ta djeg zjarri!

Po, pse pra ne qeshim?

Për shkak se zemrat nuk janë të mira.

Haxhaxhi dëshironte ta mashtronte Saidin, me të mirat e kësaj bote, me dëfrimet e tij, kështu që tubon para vetes ari, argjend, flori e diamant, dhe krekoset me to.

Saidi i thotë: Nëse i ke tubuar për t’iu frikuar Zotit në Ditën e Kijametit, kjo është mirë për ty, e nëse jo, atëherë vetëm një tronditje (në atë ditë) do ta pashë se si nëna foshnjën, të  cilën e ka lind, e lë prej gjirit dhe nuk ka kurrfarë dobie ajo e cila tubohet vetëm për këtë dunja, nëse nuk e pastron e nuk jep zekatin.

Haxhaxhi i kërkon një kamxhik dhe një gyp i cili hedh flakë e zjarr, dhe kur i binte me shkop dhe i frynte gypit, gypi hidhte flake mbi të, Saidi qan. Haxhaxhi i thotë: – Pse po qan, a mos ndoshta po tallesh? Saidi i thotë: – Kjo është pikëlluese, ndërsa sa i përket fryrjes, po më përkujton Ditën e Madhe kur do ti fryhet surit. Ndërkaq shkopi më përkujton lisin, i cili është prerë pa të drejtë, ndërsa gypi po më përkujton se si do t’i fryhet Ditën e Kijametit.

Haxhaxhi thotë: – Mjerë për ty o Said? “Nuk ka mjerë për

atë i cili shpëton në çastet e fundit nga zjarri dhe futet në  xhenet.”

Haxhaxhi i thotë: “Said, zgjidh në çfarë mënyre të të ekzekutoj?”

Saidi: “Zgjidhe për veten tënde o Haxhaxh, se për Zotin në çfarë forme më mbyt, në atë mënyrë ka për të të dënuar Allahu në botën tjetër.”

Haxhaxhi: “A mos po dëshiron të të fali?”

Saidi: – Nëse më falë, më falë Allahu, ndërsa ti nuk ke çka të më falësh, dhe nuk ke kurrfarë arsye.

Haxhaxhi thotë: “Merreni dhe ekzekutojeni”.

Duke dalë nga aty, ai qeshë. Për këtë i tregojnë Haxhaxhit, e ai thotë: “Kthejeni prapë.”

E kthyen te Haxhaxhi dhe ai e pyet: “Pse qeshe?”

“U habita me atë që nuk je mirënjohës ndaj Allahut, përderisa Allahu është tepër i butë ndaj teje” – u përgjigj Seidi.

Haxhaxhi thotë: “Ekzekutojeni!”

Seidi thotë: “E ktheva fytyrën time në drejtim të Atij, i Cili ka krijuar qiejt dhe tokën në përsosmëri, dhe unë besoj në besimin e pastër dhe nuk jam idhujtar.”

Haxhaxhi thotë: “Mos e lejoni të kthehet në drejtim të kibles”

Saidi (lexon ajetin) thotë: “Ngado që të ktheheni edhe  në atë drejtim është Allahu”. Haxhaxhi thotë: “Zvarriteni me fytyrë për toke?”

Saidi (lexon ajetin) thotë: “Prej saj ju kemi krijuar, në të do tu kthejmë, dhe prej saj do t’ju rikthejmë edhe herën tjetër”.

Haxhaxhi thotë: “Prejani kokën.”

Saidi thotë: “Dhe unë shqiptoj “Eshhedu en la ilahe il-lellah vahdehu la sherike leh ve enne Muhameden abduhu ve resuluhu.” Merre këtë prej meje se me këtë do të ta takoj në Ditën e Kijametit.”

Pastaj e bën këtë lutje: “O Zoti im, mos ia mundëso që pas meje të ekzekutoj njeri!”.

Ekzekutimi ka qenë në muajin Shaëban të vitit 95 hixhrij, ndërsa Haxhaxhi vdes në muajin Ramazan të të njëjtit vit dhe deri në vdekje nuk ka dënuar askënd.

Kur iu është prerë koka Saidit, ka rrjedh gjak për së tepërmi, e Haxhaxhi i fton mjekët dhe i pyet për të, dhe për të tjerët që i ka dënuar me vdekje para tij, sepse te të tjerët ka rrjedh gjak shumë më pak.

Ata i shpjegojnë: “Ky kur është ekzekutuar, shpirti i ka dalë pas prerjes së kokës, ndërsa tek të tjerët, prej frikës shpirti  iu ka dalë para prerjes së kokës, për këtë arsye u ka rrjedh pak gjak.

Kur Hasan el Basriu ka dëgjuar se Haxhaxhi e ka dënuar Said  bin Xhubejrin me prerje të kokës, është lutur: “O Zoti im, dënoje këtë kriminel mizor.”

Pastaj ka shtuar: “Për Zotin, po që se  lindja e perëndimi të ishin bashkuar në dënimin e Saidit me vdekje, që të gjithë Allahu do t’i kishte dënuar me zjarr.”

Para se të vdiste Haxhaxhi, shpesh alivanosej dhe thoshte: “Çka ma keni sjellë këtu afër Said bin Xhubejrin?!”

Kur është sëmurë, lodhej e flinte dhe e shihte Saidin me rrobat e tij duke i thënë:  “O armik i Allahut, me çka më mbyte? E ai zgjohej i tronditur dhe thoshte: “Çka është ky Said bin Xhubejr këtu?”

Haxhaxhi e sheh edhe një ëndërr se si ka vdekur dhe pas vdekjes  është pyetur: “Po si veproi Allahu me ty pas vdekjes?”. E ai ka thënë: “Për çdo ekzekutues jam ekzekutuar, ndërsa vetëm për Said bin Xhubejrin jam ekzekutuar shtatëdhjetë herë.”

Said bin Xhubejri ka qenë hafiz i Kuranit, ka qenë më i njohuri për komentimin e Kur’anit. Po ashtu ka qenë më i dituri në hadithë, në hallall e haram. Tregon Vefa bin Ijasi se një herë në Ramazan i ka thënë Saidi: “Mbama këtë Kuran” dhe nuk është ngritur nga ai vend deri sa e ka bërë hatme Kur’anin përmendsh.

Po ashtu, Saidi ka treguar se në Qabe i ka falur dy rekate nafile dhe në ato dy rekate e ka bërë hatme Kuranin. Zoti e pastë mëshiruar dhe e pastë shpërblyer.

Lini një koment