Allahu e ka falë, Allahu e ka marrë

Muhamed Eminë Xhundi

"101 tregime për të arritur kulminacionin e mirësisë dhe përsosmërinë e devotshmërisë"

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Allahu e ka falë, Allahu e ka marrë

 

Një njeri i mirë është sprovuar me fëmijë. Çdo herë kur i lindte një fëmijë , përkohësisht është gëzuar, por menjëherë i ka vdekur dhe e ka lënë të pikëlluar e me zemër të thyer. Mirëpo ai prapëseprapë posedonte iman të fortë, duronte burrërisht dhe thoshte: “Allahu e ka falë, Allahu e ka marrë. O Zoti im! Më shpërble për shkak të kësaj fatkeqësie dhe me zëvendëso me më të mirë”.

I lind edhe fëmija i tretë dhe pas disa viteve i sëmuret aq shumë, sa që ishte shtrirë në shtratin e vdekjes. Babai qëndronte pranë tij, me sy të përlotur e të përgjakur prej pikëllimit. Për shkak të lodhjes e kaplon një sy gjumë dhe sheh ëndërr sikurse ka ndodhë Kijameti dhe kanë filluar vështirësitë e tij. E sheh  urën e siratit mbi xhehenemin, të cilin patjetër duhej ta kalonte. Duke kaluar mbi të frikohej se mos po rrëzohej. I afrohet fëmija  i parë i vdekur me shpejtësi e i thotë: “Unë do të mbaj o baba im. Mbështetu në mua, e babai vazhdonte të ecte.” Mirëpo frikohej se mos po rrëzohej në anën tjetër. E sheh fëmijën e dytë, i cili i vjen dhe e mban në anën tjetër. Ai gëzohet për së tepërmi. Pasi ecën pak, e kaplon etja për së tepërmi dhe kërkon nga fëmijët ujë. Ata i thonë: “Jo, se nëse ndonjëri prej nesh largohet prej teje e shkon të marrë ujë, atëherë ti do të biesh në zjarr”. – Po çka të bëj? Njëri prej tyre i thotë: “O babai ynë, po të kishte qenë me ne vëllai ynë i tretë, ai do të kishte sjellë ujë. Njeriu në atë moment zgjohet nga gjumi dhe e falënderon Allahun se ende është gjallë në këtë botë dhe se Kijameti nuk kishte ndodhur. E shikoi fëmijën e sëmurë afër, kur sheh se edhe ai kishte vdekur. Dhe klith: “O Zot, të falënderoj se kam rezervuar te Ti vepra dhe shpërblim dhe Ti më bën të mundur ta kaloj urën e Siratit në Ditën e Kijametit.”

Kjo ka qenë freski dhe qetësimi i zemrës së tij.

Lini një koment