Vlera e shehadetit

Muhamed Eminë Xhundi

"101 tregime për të arritur kulminacionin e mirësisë dhe përsosmërinë e devotshmërisë"

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Vlera e shehadetit

 

I Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë: “Në Ditën e Kijamit Allahu e paraqet njeriun e fundit të umetit tim para krijesave, e pastaj i paraqet para tij nëntëdhjetë e nëntë fletushka (regjistra), ku secila nga fletushkat është në gjatësi sa sheh syri, e i thotë: “A mohon diçka prej këtyre?”

Ai thotë: “Jo o Zoti im”.

Zoti thotë: “Mos ndoshta regjistruesit e mi kanë shkruar gabim, apo  të kanë bërë ndonjë padrejtësi?”

Ai thotë: “Jo, Zoti im”.

Zoti i thotë: “A ke ndonjë arsyetim për këto (gabime) apo ndonjë vepër të mirë?”

Ai thotë: “Jo, Zoti im”.

Allahu i Lartmadhëruar i thotë: “Por, ti ke te Ne një punë të mire, e Ne nuk të bëjmë padrejtësi sot, dhe ia qet përpara vërtetimin (dokumentin) në të cilën është e shkruar “Eshhedu en la ilahe il-lallah ve ene Muhamedun resulullah”. E pastaj thotë: “Silleni peshojën (vagën) e tij”.

Ai thotë: O Zoti im po çka është puna me këtë, si mund të matet ky dokument vërtetimi me të gjitha këto fletushka?!

Zoti i thotë:  “Ty nuk të bëhet padrejtësi”.

Dhe në njërën anë të peshojës vendosën fletushkat, ndërsa në anën tjetër dokument vërtetimi i shahadetit. Mirëpo do të peshojë më rëndë dokument vërtetimi i Shahadetit, ndërsa nuk peshojnë fare fletushkat, dhe asgjë nuk mund të matet me emrin e Allahut.

 

(Këtë e ka regjistruar Ibn Maxhe dhe Termidhiu, i cili ka thënë: hadithë hasen garibë. Po ashtu edhe Bejhekiu dhe Hakimi kanë thënë se është hadith Sahihë në bazë të kushtit të Muslimit).

Lini një koment