Muhamed Eminë Xhundi "101 tregime për të arritur kulminacionin e mirësisë dhe përsosmërinë e devotshmërisë" Përktheu: Dr. Musli Vërbani
Therja e vdekjes
I Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë: “Do të sillet vdekja si një dash pa brirë, dhe thërret një thirrës: ‘O ju banorë të xhenetit!”
Ata i ngritin kokat lart dhe presin çka do t’u thuhet.
E thirrësi thotë: ‘A e njihni këtë?’
Ata përgjigjen: – Po, kjo është vdekja dhe secili prej nesh veç e ka parë (e ka përjetuar).
Pastaj prapë thërret: ‘O ju banorë të xhehenemit!’
Ata i ngrisin kokat lart dhe presin çka do tu thuhet.
E thirrësi thotë: ‘A e njihni këtë?’
– Po, e njohim, kjo është vdekja dhe secili prej nesh vetëm se e ka parë (e ka përjetuar). Atëherë ajo pritet (vdekja theret) dhe u thuhet: ‘O ju banorë të xhenetit! Keni përjetësi e jo vdekje. O ju banorë të xhehenemit! Ju do të jeni përgjithmonë në të e nuk do të ketë vdekje.
Në një transmetim tjetër thuhet: “Banorëve të xhenetit u shtohet gëzimi edhe më shumë, ndërsa banorëve të xhehenemit u shtohet pikëllimi edhe më shumë, – dhe (Pejgamberi a.s.) e lexon ajetin kur’anor: “Dhe lëri që të presin ata deri në Ditën e Dështimit kur do të përfundojë çdo gjë, deri sa ata nuk janë në dijeni për të, e ata as që besojnë. Ata janë indiferent, nuk janë në dijeni në këtë botë.”
Këtë e ka transmetuar Ebi Said el Hudriju. Ndërsa në një tekst të përafërt dhe një tjetër të ngjashëm e kanë regjistruar dy Shejhat (Buhariu dhe Muslim) nga ibn Umeri.