I sëmuri falënderues

Muhamed Eminë Xhundi

"101 tregime për të arritur kulminacionin e mirësisë dhe përsosmërinë e devotshmërisë"

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

I sëmuri falënderues

 

Tregohet se një njeri i mirë kalon pranë një njeriu, të cilin e kishte kapluar sëmundja e rëndë. Ai ishte i ngjitur për toke, sa që nuk mund të ngritej; i verbër, i shurdhër dhe thoshte: “E falënderoj Allahun, i Cili nuk më ka sprovuar me sprova, të cilat janë ballafaquar shumica e njerëzve”.

Kalimtari habitet e i thotë: “O vëlla, po çfarë të mira të ka dhënë Allahu ty, kur unë po shoh se të gjitha të këqijat (të metat) janë në trupin tënd. Ai i thotë: “Largohu or i çmendur, po a nuk po i sheh të mirat e mia, të cilat i kam, kur Allahu ma ka dhënë gjuhën të dëshmojë  njëshmërinë e Tij, zemrën për ta njohur Atë dhe në çdo çast për ta përkujtuar”.

Lini një koment