Emrat e bukur të Allahut xh.sh.

Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga "Besimi në Zotin xh.sh."

Emrat e bukur të Allahut xh.sh.

Tevhid esma – Njësimi i Zotit në emra

 

 

Zoti i Lartmadhëruar në Kur’an thotë:

“Allahu i ka emrat më të bukur, Thirreni me ato emra”.

Po ashtu edhe Muhamedi a.s. thotë:

“Allahu i ka 99 emra. Kush i mëson dhe është i bindur, do të hyjë në xhenet”.   (Mutefikun alejhi)

 

Emrat e bukur të Allahut janë:

 

ALLAH –  Emër i përveçëm i Zotit xh.sh.

ERR-RRAHMAN – Veçori e posaçme e Allahut i cili mëshiron në këtë botë në përgjithësi – besimtarët dhe jobesimtarët.

ERR-RRAHIMË – Veçori e posaçme e Allahut i Cili mëshiron posaçërisht vetëm besimtarët në këtë botë dhe në botën tjetër.

EL-MELIK – Ai sundon me pozitën e Tij si dëshiron.

EL-KUDDUS –     Ai është i pastër dhe larg ndaj çdo të mete apo mangësie.

ES-SELAM – Ai është që jep paqe për krijesat.

EL-MUËMIN – Ai  është  besnik  në  premtimet  e  Tija për shpërblimin e besimtarëve dhe dënimin e jobesimtarëve.

EL-MUHEJMIN – Ai mbizotëron në mënyrë absolute çdo gjë.

EL-‘AZIZË – Ai është i plotfuqishëm , gjithmonë Triumfues dhe çdo gjë i nënshtrohet vetëm Atij.

EL-XHEBBAR – Ai është i gjithëfuqishëm dhe me përpikëri i ekzekuton dhe i realizon çështjet e Tij.

EL-MUTEKEBBIR  – Ai është i Madhërishmi.

EL-HALIK – Ai është që ka krijuar të gjitha krijesat.

EL-BARI – Ai është që ka krijuar çdo gjë prej asgjëje, dhe çdo send e ka zanafillën te Ai.

EL-MUSAVVIR  –  Ai është që secilit ia ka dhënë formën, figurën dhe veçoritë me u dalluar prej të tjerëve. Ai ka formësua me dëshirën e Tij të gjitha krijesat.

EL-GAFFAR  – Ai është që falë vazhdimisht dhe pandërprerë.

EL-KAHHAR – Me fuqinë e Tij, Ai mbizotëron dhe mposhtë çdo send dhe sundon në mënyrë absolute.

EL-VEHHAB – Ai ju jep të gjitha të mirat robërve të Tij. Ai është bujarë, Ai dhuron çdo begati për të cilën kanë nevojë robërit e Tij.

ERR-RREZAK – Ai furnizon të gjitha krijesat me çdo gjë çka u nevojitet atyre.

EL-FETTAH – Ai çliron çdo gjë, Ai zgjedhë çdo çështje dhe Ai sundon gjithçka.

EL-‘ALIMË – Ai është i gjithëdijshëm.

EL-KABID – Ai është që furnizimin e ka në dorën e Tij dhe ia ngushton kujt dëshiron.

EL-BASIT – Ai është që furnizimin e ka në dorën e Tij dhe ia zgjeron kujt dëshiron.

EL-HAFID – Ai është që kriminelët dhe të padrejtit i përul dhe i nënshtron.

ERR-RRAFI’Ë – Ai  është  që  i  ngritë  në  pozita të merituara besimtarët dhe të drejtët.

EL-MU’IZ – Ai  është  i  robërve  të  Tij,  u  jep  nderë  dhe krenari.

EL-MUDHIL – Ai është që kë të dojë e përul dhe e degradon.

ES-SEMI’Ë – Ai është që dëgjon pakufi.

EL-BASIRË – Ai është që sheh gjithçka.

EL-HAKEM         –   Ai gjykon me drejtësi në mes të robërve.

EL-‘ADL – Ai është i drejti absolut.

EL-LETIFË – Ai është i butë ndaj robërve të Tij.

EL-HABIRË – Ai është i informuar në përpikëri për të gjitha çështjet.

EL-HALIMË – Ai  nuk  shpejton  në dënim,  por dënon në kohën që e cakton Ai vet.

EL-ADHIMË – Ai është më Madhështori.

EL-GAFURË – Ai i cili i falë robërit e Tij për gabimet e bëra.

ESH-SHEKURË – Ai është Mirënjohës dhe i shpërblen besimtarët kur e falënderojnë.

EL-‘ALIJJ – Ai është më i Larti.

EL-KEBIRË – Ai është më i Madh sa që mendja e njeriut nuk mund ta paramendojë sa është i Madh.

EL-HAFIDHË – Ai është Ruajtës absolut sa që Atij asgjë nuk mund t’i shpëtojë kurrë.

EL-MUKITË – Ai di gjithçka për krijesat.

EL-HASIBË –  Ai llogaritë çka kanë nevojë robërit e Tij  dhe u jep çka kanë nevojë.

EL-XHELILË – Ai është më Fisniku dhe më i Nderuari.

EL-KERIMË  – Ai është më Bujari dhe më Fisniku.

ERR-RREKIBË – Ai vigjilon çdo gjë dhe nuk mund t’i mungojë asgjë.

EL-MUXHIBË – Ai i pranon lutjet e robërve të Tij.

EL-VASI’Ë – Ai  është  Gjithëpërfshirës  dhe  i  zgjeron  me furnizimin e Tij të gjitha krijesat.

EL-HAKIMË –      Ai është i Urtë i Ditur dhe Qeverisë me urtësi.

EL-VEDUDË – Ai ju do të mirën robërve të Tij dhe ju sjellë të mira.

EL-MEXHIDË – Ai          i cili meriton kulmin e çdo Lavdërimi dhe Madhërimi.

EL-BA’ITH – Ai i cili i ringjallë krijesat pas vdekjes së tyre.

ESH-SHEHIDË – Dituria e Tij është e pakufishme dhe  Ai është Dëshmitarë i çdo çështje.

EL-HAKK – Ai është i Vërteti dhe i Pamohueshmi.

EL-VEKILË – Ai përkujdeset për furnizimin e robërve të Tij dhe të gjitha krijesave.

EL-KAVIJJ – Ai ka fortësi dhe fuqi absolute.

EL-METINË – Ai është i fortë dhe i pathyeshëm.

EL-VELIJJ – Ai ka nën mbrojtjen e Tij gjithçka.

EL-HAMIDË – Ai meriton Lavdërim e Falënderim gjithmonë.

EL-MUHSI – Ai është njohës i përpiktë i çdo çështjeje.

EL-MUBDI – Ai ka krijuar gjithçka prej asgjëje dhe zanafilla e gjithçkaje është prej Tij.

EL-MU’IDË – Ai  i  rikrijon  gjërat  pasi  të  humbin dhe të zhduken.

EL-MUHJI – Ai ju ka dhënë jetë çdo gjallese.

EL-MUMITË – Ai ua merr jetën çdo gjallese.

EL-HAJJ – Ai ka gjallërinë dhe jetë absolute.

EL-KAJJUMË – Ai është i përjetshmi dhe i përgjithmonshmi

EL-VAXHID – Ai është i pavarur dhe çdo gjë varet prej Tij.

EL-MAXHID – Ai është i vetmi që meriton lëvdata.

EL-VAHID – Ai është i vetmi, nuk ka zot tjetër pos Tij.

ES-SAMED – Vetëm Atij i mbështetet gjithçka, dhe vetëm Ai mbron dhe ka në kompetencën e Tij gjithçka.

EL-KADIR – Ai ka mundësi dhe fuqi absolute.

EL-MUKTEDIR – Ai është i fuqishëm mbi gjithçka.

EL-MUKADDIM – Ai gradon cilin të dojë.

EL-MUEHHIR – Ai degradon cilin të dojë.

EL-EVVEL – Ai është i pari pa fillim.

EL-AHIR – Ai është i fundit pa mbarim.

EDH-DHAHIR – Ai është i dukshëm me veprat e Tij.

EL-BATIN – Ai është i padukshëm.

EL-VALIJ – Ai është Sundimtarë dhe Udhëheqës absolut.

EL-MUTE’ALI  – Ai është i Gjithëlartësuari.

EL-BERR – Ai bën dobi të pandërprerë dhe jep të  mira të shumta dhe të panumërta.

ET-TEVVAB – Ai i pranon tevbet dhe fal gabimet.

EL-MUNTEKIM – Ai i ndëshkon me meritë ata që e meritojnë.

EL-AFUVV – Ai falë gabimet dhe nuk dënon atë i cili nuk meriton dënimin.

ERR-RREUFË – Ai është i butë dhe i mëshirshëm ndaj robërve

të Tij. Ai është i dhimbshëm ndaj robërve të Tij.

MALIKUL MULK –  Ai është Sundimtarë absolut.

DHUL XHELALI VEL IKRAM – Ai është specifik me cilësitë e Tij madhështore dhe është i përsosur . Vetëm Atij i takojnë nderimet.

EL-MUKSIT – Ai është i drejtë në gjykim.

EL-XHAMI’Ë – Ai   është   që   i   tubon   krijesat   në   ditën e Kijametit.

EL-GANIJ – Ai është i pavarur dhe çdo gjë varet prej Tij.

EL-MUGNI – Ai i jep pasuri kujt të dojë.

EL-MANI’Ë – Ai pengon kur të dojë dhe çka të dojë.

ED-DARRË – Ai i dëmton të padrejtit dhe të padëgjueshmit.

EN-NAFI’Ë – Ai i bën dobi të drejtëve dhe të dëgjueshmëve.

EN-NURË – Ai udhëzon në dritë të vërtetë.

EL-HADI – Ai udhëzon në rrugë të drejtë dhe të dobishme.

EL-BEDI’Ë – Ai i ka shpikur krijesat dhe i ka krijuar.

EL-BAKI – Ai është i përhershëm pambarim.

EL-VARITH – Pasi të shkatërrohen dhe të zhduken krijesat Ai trashëgon gjithçka.

ERR-RRESHIDË – Ai shpie në rrugë të dobishme.

ES-SABURË – Ai  është  durimtarë  dhe  të  padëgjueshmit  i  dënon në kohë të caktuar.

 

Lini një koment