Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga "Besimi në melekët"
Cilësitë e melekëve
Melekët kanë cilësi të posaçme me të cilat dallohen prej krijesave tjera.
Cilësitë e tyre janë:
– Trupi i tyre është i krijuar prej drite.
– Nuk hanë, e as nuk pinë.
– Nuk flenë.
– Nuk martohen.
– Nuk i kundërshtojnë kurrë urdhrat e Allahut.
– Kanë krahë nga dy, nga tre apo nga katër.
– E lavdërojnë dhe e përkujtojnë Allahun deri në Ditën e Kijametit.
– Na shohin neve ndërsa ne nuk i shohim.
– Janë të shpërndara në qiell dhe në tokë.
– Të gjithë besojnë dhe nuk tregojnë kryelartësi.
– Mund të paraqiten në forma të ndryshme.