Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga "Besimi në melekët"
Besimi në melekët
Muslimani i dëgjon, i beson dhe i vërteton fjalët e Zotit të Madhëruar.
Zoti i Madhëruar në Kur’an thotë:
“Ka besuar i dërguari ç’ka i ka zbritur prej Zotit të tij. Të gjithë (pejgamberët edhe besimtarët) kanë besuar Allahun edhe në melekët e Tij”.
Besimi në melekët e Zotit nënkupton:
- Se melekët ekzistojnë,
- janë të krijuara prej drite,
- nuk hanë,
- nuk pinë,
- nuk martohen.
Pra, besimtari vërteton ekzistencën e tyre si krijesa të Allahut, ashtu siç e tregon Kur’ani vlerën, qëllimin dhe rëndësinë e tyre.
E kanë pyetur Muhamedin a.s.: Çka është Imani? Muhamedi a.s. është përgjigjur:
- Me besua në Allahun,
- në melekët e Tij,
- librat e Tij,
- në pejgamberët e Tij.