Sem’ë – Dëgjon

Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga "Besimi në Zotin xh.sh."

 

Sem’ë – Dëgjon

 

Çdo fjalë e cila flitet nuk mund ta dëgjojë askush tjetër para Zotit xh.sh. Allahu dëgjon çdo lëvizje, e çdo qetësi.

Te Allahu xh.sh. nuk vjen në pyetje largësia apo afërsia e dëgjimit, lindje a perëndim, veri a jug. Ngase zëri edhe pse e ka shpejtësinë për të kaluar një kohë prej një vendi në vend tjetër, Zoti i Lartmadhëruar e dëgjon në çdo moment.

Zoti i Madhëruar këtë e tregon në Kur’an:

“Vërtetë, Allahu dëgjoi fjalët e asaj e cila bisedoi me ty lidhur me burrin e vet, që u ankua te Allahu, prandaj Allahu e dëgjon bisedën tuaj, Allahu dëgjon çdo bisedë dhe e sheh çdo punë”. (El Muxhadele : 1)

Lini një koment