Kudret – I Plotfuqishëm

Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga "Besimi në Zotin xh.sh."

Kudret – I Plotfuqishëm

 

E tërë gjithësia dhe çdo send që lëvizë, qarkullon ose nuk lëvizë është me Fuqinë (KUDRETIN) e Allahut xh.sh. Fara e grurit e dobët e cila prej toke shpërthen dhe rritet, rritet me Plotfuqinë (KUDRETIN) e Allahut xh.sh.

Erërat të cilat puhatin, dhe retë të cilat lëvizin, lëvizin me plotfuqinë e Allahut xh.sh. Lumenjtë të cilët qarkullojnë dhe valët e detit të cilat valojnë, të gjitha janë prej Plotfuqisë (KUDRETIT) të Allahut xh.sh. Edhe planetët e yjet në qiell të cilat lundrojnë në horizont dhe në gjithësi, lundrojnë me Plotfuqinë (KUDRETIN) e Allahut xh.sh. Sepse Ai ka mundësi-plotfuqi mbi çdo send.

Për këtë Zoti i Lartmadhëruar në Kur’an na ka mësuar t’i themi Atij:

“Ti (O Zot) vërtetë ke mundësi dhe plotfuqi (KADIRË) mbi çdo send”.  (Et Tahrimë:8)

Lini një koment