Kelam – Flet me të folurit e Tij hyjnor

Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga "Besimi në Zotin xh.sh."

Kelam – Flet me të folurit e Tij hyjnor

 

Të folurit është mjet i sqarimit të çështjeve.

Të folurit e Krijuesit nuk i ngjanë të folurit të krijesave e cila buron prej buzëve, gjuhës, fytit dhe dhëmbëve. Por, të folurit e Zotit është cilësi e posaçme me të cilën Zoti i Lartmadhëruar u ka folur melaqeve, krijesave e gjithçka ka në qiej e në  tokë.

Për këtë Zoti i Lartmadhëruar thotë:

“Thuaj: Sikur deti të jetë ngjyrë për t’i shkruar fjalët e Zotit tim, do të shpenzohej ngjyra e nuk do të shpenzoheshin fjalët e Zotit tim edhe nëse prapë sjellim ngjyrë sa ka deti”. (El Kehf:109)

Në një ajet tjetër thotë Zoti i Lartmadhëruar:

“Sikurse çka ka në tokë prej lisave të ishin lapsa dhe  detit meja bashkëngjitë edhe shtatë dete të tjerë, prapë se prapë fjalët e Allahut nuk shpenzohen. Vërtet Ai është i Fuqishëm dhe i Urtë”. (Lukman:27)

Zoti i Lartmadhëruar ka folur me Musain a.s., ka folur me Xhibrilin, e do të flas edhe me besimtarët në ditën e Kijametit. Ndërsa në këtë botë të folurit e Zotit me robërit e Tij e ka plotësua në Kur’anin Fisnik ku thotë:

“Dhe u plotësua fjala e Zotit tënd e vërtetë dhe e drejtë, nuk mund askush t’i ndryshojë fjalët e Tij, se Ai Dëgjon dhe është i Dijshëm”.

Lini një koment