Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga "Besimi në Zotin xh.sh."
Irade – I vullnetshëm
Të gjitha pemët dhe perimet rriten, zhvillohen dhe japin fryte prej elementeve të njëjta. Të gjitha kanë: një ajër, një tokë një ujë dhe të gjitha thithin elementet e njëjta të tokës si karbonin, oksigjenin, hidrogjenin, azotin, fosforin, qibritin, magneziumin, hekurin. Mirëpo, kur të shohim, molla e ëmbël, limoni i thartë, ndërsa barishtja e hidhët. Në anën tjetër thera të theron, ndërsa pambuku i butë. Gruri sjell miellin ndërsa lulja e diellit tëlyenin (yndyrën).
Të gjitha këto dëshmojnë për dëshirën dhe vullnetin (IRADE) e Allahut, se Ai i cakton ligjet, rregullon çështjet, frymëzon si do dhe kur të dëshiron. Kjo cilësi absolute nuk i takon askujt tjetër përpos Allahut xh.sh. E nëse Ai dëshiron të gjitha mund t’i ndryshon.
“Zoti yt vërtetë vepron si dëshiron dhe çka dëshiron”. (El Hudë :107)
“Zoti yt krijon çka dëshiron dhe zgjedhë. Ju dhe çdo kush tjetër nuk ka zgjedhje”. (El Kasas:68)