Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga "Besimi në Zotin xh.sh."
Ilm – Di gjithçka
Dituria e Allahut xh.sh. është e pakufishme. Ai di gjithçka, dituria e Tij përfshinë çdo send në esencë.
Dituria e Allahut xh.sh. përfshinë jo vetëm të kaluarën dhe të tashmen, por edhe të ardhmen. Ai i di gjërat nga jashtë dhe nga brenda. Ai i di çështjet të cilat shprehen haptazi por edhe ato çështje që mbahen sekrete dhe janë të fshehta.
Për këtë Zoti i Lartmadhëruar në Kur’anin fisnik thotë:
“Nuk ka dyshim dhe është e vërtetë se Allahu është i dijshëm për çdo send”. (El Muxhadele : 7)
Po ashtu Zoti i Lartmadhëruar në Kur’anin thotë:
“Ai i ka çelësat e të gjitha fshehtësive, ato i di vetëm Ai. E di se çka ka në tokë dhe çka ka në det. Asnjë fletë nuk bie e Ai të mos di për atë. Dhe nuk ka kokërr në brendësi të tokës, çfarëdo që të jetë e njomë që mbinë menjëherë ose e thatë e që ajo të mos jetë në librin e qartë”. (El En’amë : 59)