Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga "Besimi në Zotin xh.sh."
Hajat – Allahu është i Gjallë dhe i Përjetshëm
Zoti i Lartmadhëruar në Kur’anin fisnik thotë: “Allahu la ilahe il-la huvel Hajjul Kajjum”.
“Allahu është Një, nuk ka zot tjetër përveç Atij. Ai është mbikëqyrës i përhershëm, i gjallë dhe i përjetshëm…”. (El-Bekare : 255)
Nga ky ajet kuptojmë se gjallëria e Allahut është cilësi esenciale dhe tregon përsosurinë absolute të Tij, e cila dallon nga jeta dhe gjallëria e krijesave.