Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga "Besimi në Zotin xh.sh."
Besar – Shikon
Sikurse Zoti i Lartmadhëruar dëgjon gjithçka ai sheh gjithçka. Zoti i Lartmadhëruar sheh edhe në errësirat më të thella ku nuk mund të sheh askush. Zotit të Lartmadhëruar nuk i nevojitet drita për të parë, apo teleskop ose mikroskop për të vërejtur gjërat e largëta apo të imta.
Kur shkoi Musa a.s. me vëllanë e tij Harunin te Firauni, ata u frikësuan se ndoshta do t’ju ndodhë ndonjë e keqe, por Zoti i Madhëruar u tha:
“Mos u frikësoni, Unë jam me ju gjithashtu. Dëgjoj dhe shoh”. (Ta Ha : 46)
Nëse të gjithë njerëzit dhe të gjitha gjallesat, organizohen që së bashku të shohin tërësinë e tokës nuk munden me përfshi.
Për këtë arsye mirësi (IHSAN) quhet me adhurua Allahun sikur që e sheh Atë, sepse nëse ti nuk e sheh, Ai (Allahu) të sheh ty.