Umeri në gjykatë

Muhamed Eminë Xhundi

"101 tregime për të arritur kulminacionin e mirësisë dhe përsosmërinë e devotshmërisë"

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Umeri në gjykatë

 

Umer bin Hatabi r.a., kur ishte emir i besimtarëve, blen një kalë dhe shkon larg tij për ta testuar. Mirëpo, kalit i paraqiten plot të meta fizike.

Kthehet për t’ia kthyer shitësit, pasi që mendonte se ai e ka mashtruar. Mirëpo, shitësi nuk e pranon kalin prej emirit të besimtarëve.

Atëherë, çka të bëjë emiri me këtë njeri të brishtë? Të urdhërojë për ta burgosur, apo  ta  akuzojë në gjyq?

Atëherë, ai e ruajti të drejtën për ta akuzuar në gjyq.

Mirëpo, i akuzuari e zgjedh për prokuror Sherihun, i cili ishte gjykatës i njohur në çështje të tregtisë.

Emiri i besimtarëve doli në karrigen e të akuzuarve dhe vendimi  u mor në dëm të Omerit, sipas ligjit të drejtësisë, ku gjykatësi i thotë: “Merre atë që e ke blerë ose ktheje si ka qenë. Omeri e shikon Sherihun i gëzuar dhe i thotë: “A nuk ka vendim tjetër, pos këtij vendimi?! Pastaj nuk urdhëron për ta burgosur, e as për ta shkarkuar prej detyrës, as për ta degraduar, por, përkundrazi e emëron me një pozitë më të lartë, Gjykatës të Kufes.

 

Lini një koment