Umeri dhe testimi i nëpunësve të tij

Muhamed Eminë Xhundi

"101 tregime për të arritur kulminacionin e mirësisë dhe përsosmërinë e devotshmërisë"

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Umeri dhe testimi i nëpunësve të tij

 

Umeri r.a. e ka pasur princip që vet t’i testonte nëpunësit e tij kur ato i emëronte në vende të ndryshme. Përpos kësaj, ai e pyeste popullin për ta, për sjelljet e tyre, aftësinë e tyre.

Një ditë Omeri shkon në Hamas. Në atë vend në post ishte i emëruar Seid bin Amir El-Xhehmiju. I tuboi qytetarët dhe u tha: “O banorë të Hamasit, çfarë është mendimi juaj për Saidin? Ata i thonë: “Nuk jemi të kënaqur me të në katër çështje:

E para: Ai nuk del herët, por vetëm pasi të kalojë një kohë e ditës.

E dyta: Asnjërin prej nesh nuk e  pranon për të biseduar natën.

E treta: Një ditë në muaj nuk pranon fare palë, dhe ndonjëherë i humb vetëdija sikurse të jetë i vdekur”.

Omer i r.a i tuboi qytetarët dhe e fton Seid bin Amirin që edhe ai të jetë në mesin e tyre. Dhe bën Omeri dua në vetvete: “O Zoti im bëre që e vërteta të del në shesh”. Dhe ia  thotë ankesat e tyre. Seidi i tha: “Shkaku pse nuk dal herët në mëngjes është se në familjen time nuk ka shërbëtor, kështu që unë i zë bukët dhe priti deri sa të fryhen, pastaj i gatuaj bukët, marr  abdest dhe dal në punë. Sa i përket ankesës së dytë: Nuk pranoj takim natën, nga shkaku se unë ditën ia kushtoj atyre, ndërsa natën i a kushtoj Allahut të Lartmadhëruar (bëj ibadet). Ndërsa  sa i përket asaj se një ditë një muaj nuk punoj është se unë nuk kam shërbëtor të mi lajë rrobat, e unë nuk kam rroba për t’i ndërruar kur t’i laj; për këtë arsye atë ditë i laj rrobat, i priti   për t’u terur, e të nesërmen të dal me rrobat e lara në punë. Ndërsa shkaku se unë humbi vetëdijen ndonjëherë, kjo është një çështje shumë e dhimbshme. Sepse unë kam qenë prezent kur Hubejb bin Adi el Ensariju është ekzekutuar, dhe e kam parë se si Kurejshitët ia rrjepnin mishin, pastaj se si e ngulitën në lis, se si  e dënonin, çfarë vuajtje dhe çfarë maltretimi i bënin, vetëm e vetëm të mos i besojë asaj që i ka zbritur Muhamedit s.a.v.s. Dhe e pyesnin: A kishe pasur dëshirë që Muhamedi, të cilit i beson të ishte në vendin tënd? Ndërsa ai u thoshte: “Për Zotin nuk kisha pasur dëshirë që të jem gjallë në mesin e familjes time, ndërsa Muhamedit s.a.v.s. t’i bëhej ndonjë e keqe, e cila do t’ia  lëndonte qoftë edhe majën e gishtit të tij”. Prandaj, çdo herë kur e kujtoj atë ditë dhe atë pamje, dhe përse nuk i kam ndihmuar në ato momente tepër të vështira, edhe pse në atë kohë kam qenë idhujtar, nuk kam pas besuar ende në Zotin e Lartmadhëruar dhe në Pejgamberin fisnik, prandaj frikohem se Allahu atë gabim  nuk do të ma falë kurrë. E në atë moment më kaplon dridhja dhe e humbi vetëdijen. Omeri i tha: E falënderoj Allahun se i tregove çështjet ashtu siç janë (dhe nuk u zhgënjeva).

Lini një koment