Muhamed Eminë Xhundi "101 tregime për të arritur kulminacionin e mirësisë dhe përsosmërinë e devotshmërisë" Përktheu: Dr. Musli Vërbani
Umeri dhe të varfrit
Një natë Omeri r.a kishte dalë për të kontrolluar qytetin dhe arrin në një tendë, e cila ishte tri milje larg Medinës. Vëren se në atë tendë ishte i ndezur një zjarr. Kur i afrohet tendës, sheh se brenda ishte një grua me fëmijët e saj, të cilët qanin. Omeri e pyet gruan: – Si po kaloni? Ajo i përgjigjet: – Është natë e ftohtë”.
Po fëmijët pse po qajnë?
Për shkak se janë të uritur.
Po çka ka në kusi?
Ujë.
E përziej thuaja se është ushqim, deri sa fëmijët të flenë. Pastaj gruaja thotë: “Allahu është në mes nesh dhe Omerit”(ajo nuk e dinte se ishte duke biseduar me Omerin).
Omer i thotë: – Zoti të mëshiroftë, po ku e di Omeri gjendjen e juaj? Gruaja i përgjigjet: – Subhanellah, ai e ka marrë përsipër qeverisjen për ne, ndërsa nuk e di asgjë për ne! Omeri me të shpejtë shkon në arkën shtetërore – depon e rezervave shtetërore, merr gjëra ushqimore: miell, vaj, dhe i vendos në shpinën e tij për t’ia sjellë në tendë, duke mos lejuar që dikush tjetër t’i bartë pas tij, duke thënë se në Ditën e Kijametit nuk dëshiroj t’ia barti mëkatet e tij. Pastaj Omeri Emir e besimtarëve përgatit ushqimin për fëmijët, ndërsa gruaja habitet me atë përgatitje dhe thotë:
“Zoti të shpërbleftë me të mira. Për Zotin, ti ke më shumë të drejtë të jesh Emir i besimtarëve se sa Omeri”.