Umeri dhe këmisha

Muhamed Eminë Xhundi

"101 tregime për të arritur kulminacionin e mirësisë dhe përsosmërinë e devotshmërisë"

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Umeri dhe këmisha

 

Njëherë kur arritën stofat Jemenase, u shpërndahen muslimanëve, të gjithëve në mënyrë të barabartë dhe me drejtësi, Omeri vesh rrobat e reja të cilat vëreheshin se ishin një numër më i madh. Këtë e vërejtën muslimanët, pasi që gjërat shpërndaheshin haptazi. Omeri hipi në minber dhe i nxiti qytetarët për xhihad, duke pasur veshë rrobën (jemenase) dhe duke thënë: “Dëgjomëni dhe respektoni”.

Mirëpo nuk përcillet ngrohtë, por dëgjohet zëri lart “Nuk ka dëgjueshmëri dhe nuk ka respekt, – mos dëgjoni dhe mos respektoni”.

Kjo gjendje pastaj vazhdoi të ashpërsohet kur dhjetëra ushtarë brohoritën (duke shprehur pakënaqësi).

Atmosfera qetësohet, kur Omeri me butësi thotë: “Po pse  kështu? Allahu ju mëshiroftë!”. Njëri thotë: “Ju keni marrë stof sa kemi marr dhe ne, mirëpo si është e mundur që ajo të të mjaftojë ty për këmishë, kur ti je më i gjatë se ne? Diçka nuk është në rregull! Patjetër se ti ke marrë një hise më shumë  se  ne”.

Atëherë Omeri e arsyeton veten duke e thirr djalin e tij, Abdullahun, për ta argumentuar. Abdullahu, djali i tij, deklaroi  me zë të lartë se hisen e tij ia kishte dhënë babës, pandaj që të dy hiset i kanë mjaftuar për një këmishë, sepse vetëm njëra (pjesa e tij) nuk i mjaftonte as për t’i mbuluar organet e turpshme. Atëherë të gjithë e pranuan dhe revoltuesi i qetë tha: “Tani meriton dëgjim dhe respekt”.

Lini një koment