Shpëtuesit prej mëkateve

Muhamed Eminë Xhundi

"101 tregime për të arritur kulminacionin e mirësisë dhe përsosmërinë e devotshmërisë"

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Shpëtuesit prej mëkateve

 

Abdurrahman bin Sumrete transmeton se: “Deri sa ishim në sufe të Medines, erdhi i Dërguari i Allahut s.a.v.s. dhe tha:

“Mbrëmë kam parë ëndërr interesante. Kam pare se si një njeriut të umetit tim i shkon Melekul Mevti për t’ia marrë shpirtin, mirëpo mirësia e tij ndaj prindërve e shpëton atë nga Melekul Mevti.

Pastaj, kam parë një njeri të umetit tim se si i vjen dënimi

në varr, mirëpo i del përpara abdesti dhe e shpëton prej atij dënimi.

Pastaj, kam parë një njeri të umetit tim se si i silleshin vërdallë shejtanët, mirëpo u del përpara atyre “dhikri i Allahut”dhe i largon shejtanët prej tij.

Pastaj, pashë një njeri të umetit tim se si i shkuan melekët për ta dënuar, mirëpo para tyre u del namazi dhe e shpëton prej atij dënimi.

Pastaj, pashë një njeri të umetit tim, i cili digjej së eturi, dhe çdo herë kur i afrohej burimit dëbohej, mirëpo i shkon agjërimi i muajit ramazan, i jep të pijë ujë dhe e freskon.

Pashë një njeri të umetit tim, dhe i pashë Pejgamberët të vendosur shkallë pas shkalle. Dhe sa herë që tentonte të shkojë  te ata, zbriste një shkallë më poshtë, pastaj shkoi gusli (pastrimi) dhe e kapi për dore, e solli dhe e vendosi pranë meje.

Pastaj, pashë një njeri të umetit tim, para tij errësirë, në anën e majtë të tij errësirë, në anën e djathtë të tij errësirë,  përmbi kokën e tij errësirë, ndërsa ai nuk dinte se kah të shkonte. I shkon Haxhi dhe Umreja dhe e nxorën prej errësirës në dritë.

Pastaj, pashë një njeri të umetit tim e që në dorën e tij ishin mbështetur të këqijat dhe zjarri. I shkon sadakaja dhe u bë mburojë mes tij e zjarrit, dhe mjegull  mbi kokën e tij.

Pashë një njeri të umetit tim, i cili u fliste besimtarëve, ndërsa ata nuk flisnin me të. I shkon “ndërlidhja farefisnore” dhe thotë: “O ju grup i besimtarëve, ky ka qenë ai i cili ka ndërlidhur farefisin e ai u fali atyre”. E besimtarët ia falën, folën me të dhe  e morën në mesin e tyre.

Pastaj, e pashë një njeri të umetit tim, të cilin melaqet e ashpra, të quajtura Zebanije, e kishin rrethuar. I shkoi vepra e urdhërimit në të mira dhe ndalimi nga e keqja, e shpëtoi atë prej mesit të tyre dhe e përcolli deri te melaqet e rahmetit.

E pashë një njeri të umetit tim, këmbëzbathur dhe në mes tij dhe Zotit të Lartmadhëruar një perde. Shkon karakteri dhe morali i mirë i tij dhe e zbulon perden dhe e shpie te Allahu.

E pashë një njeri të umtit tim, të cilit fletushkat iu ishin vendosur në anën e majtë të tij, e shkon “frika e tij ndaj Allahut” i merr fletushkat dhe ia vendos në anën e djathtë të tij.

E pashë një njeri të umetit tim, peshorja e të cilit i ishte shumë e lehtë me vepra të mira, shkon EFRATUHU (fëmijët e vdekur të vegjël të tij) dhe e rëndojnë peshoren e tij.

E pashë një njeri të umetit tim, i cili qëndronte në një humnerë të xhehenemit, të cilit i shkon frika e tij ndaj Allahut të Lartmadhëruar, e nxjerr nga aty dhe e shpëton.

E pashë një njeri të umetit tim duke u djegur (përvëluar) në zjarr, e shkojnë lotët e tij, të cilët kanë pikuar vetëm prej frikës së Allahut të Lartmadhëruar, dhe e shpëtojnë.

E pashë një njeri të umetit tim, i cili lëkundej mbi urën e Siratit, ashtu si lëkundet prej erës së fortë. Dhe shkon mendimi i mirë ndaj Allahut, e qetëson dhe ai e kalon atë rrezik.

E pashë një njeri të umetit tim, i cili mbi urën e siratit një herë rrëzohej, tjetrën herë varej për të. E i shkon salavati, të cilin e ka dërguar për mua dhe e ngrit në këmbë.

E pashë një njeri të umetit tim, i cili ka arritur te dera e xhenetit, ndërsa dera e xhenetit u mbyll. E shkon Shahadeti- dëshmia se nuk ka Zot tjetër pos Allahut dhe e hap derën e xhenetit dha ai hyn në xhenet.

 

(E ka regjistruar Medemi, i cili ka thënë se është hadith i mirë. E kanë regjistruar një grup hafidhësh të hadithit, sepse në të ka vërtetësi të qarta).

Lini një koment