Pse vonohej Umeri për në namaz?

Muhamed Eminë Xhundi

"101 tregime për të arritur kulminacionin e mirësisë dhe përsosmërinë e devotshmërisë"

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Pse vonohej Umeri për në namaz?

 

Ishte dita e xhumasë, xhemati ishte tubuar dhe prisnin Hatibin (ligjëruesin), e ai ishte Omeri.

Omeri ishte i fundit që erdhi, hipi në minber dhe kërkoi falje prej tyre. Kur e pyetën për shkakun e vonesës së tij, kuptuan se Emiri i besimtarëve – Omeri e kishte pastruar këmishën e tij, dhe pasi nuk kishte këmishë tjetër, pos asaj, kishte pritur deri sa të terej, e pastaj e kishte veshur dhe kishte ardhur në xhami për të ligjëruar.

Lini një koment