Përfundimi i mirë i lexuesit të Kur’anit

Muhamed Eminë Xhundi

"101 tregime për të arritur kulminacionin e mirësisë dhe përsosmërinë e devotshmërisë"

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Përfundimi i mirë i lexuesit të Kur’anit

 

Një njeri i mirë kishte shprehi që për çdo ditë t’i lexonte nga dhjetë xhuza të Kuranit fisnik. Një ditë deri sa e lexonte suretu Ja Sinë, arrin te ajeti “vërtet unë do të isha në humbje të sigurt” shpirti i ngritet në qiell. Shokët për rreth u habitën dhe thanë: “Ky njeri ka qenë i mirë, e si të jep shpirt ajetin “Vërtetë unë atëherë do të isha në humbje të sigurt”?! Disa njerëz të mirë e kishin parë në ëndërr pas varrimit, dhe e kishin pyetur: “O filan, ti përfundove këtë botë me ajetin “Vërtetë unë atëherë do të isha në humbje të sigurt”. Po si është puna jote me Allahun sot? Ai iu përgjigjet atyre: “Kur më keni varrosur, dhe më keni lënë vetëm, erdhën dy melekët dhe më pyetën: – Kush është Zoti yt? Unë e vazhdova ajetin “unë kam besuar në Zotin tuaj, a po dëgjoni”. Atëherë më është thënë: “Hyn në xhenet”, e unë thashë (ajetin): “O mjerë për popullin tim sikur ta dinin, se më ka falur mua Zoti im, dhe më ka bërë prej të nderuarve”.

Lini një koment