Muhamed Eminë Xhundi "101 tregime për të arritur kulminacionin e mirësisë dhe përsosmërinë e devotshmërisë" Përktheu: Dr. Musli Vërbani
Mëshira ndaj kafshëve, shkak shpëtimi
I dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë: “Deri sa një njeri po kalonte nëpër një rrugë, e kaplon një etje e madhe.
E sheh një bunarë, zbret në thellësi të tij, piu ujë dhe doli nga aty. P
asi që doli, e sheh një qen duke lehur dhe duke lëpi lëmyshqe prej etjes.
Thotë me vete: “Ky qen është i etur, ashtu siç isha unë më parë”.
Kështu që zbret përsëri në bunar, e mbush këpucën e tij dhe e mbante me gojë deri sa u ngrit lart dhe i dha të pijë ujë qenit.
Për këtë mirësi që e bëri e falënderoi Allahu, e ia fali atij”.
Në një transmetim të dy koleksioneve sahihë thuhet:
“Përderisa qeni sillej rreth e rrotull bunarit, dhe ishte duke ngordhur nga etja, kur një mëkatar prej mëkatarëve beni Israil e sheh, e heq këpucën e tij, e mbush me ujë dhe i jep të pijë. Për këtë iu falen mëkatet”.