Dy dinarë

Muhamed Eminë Xhundi

"101 tregime për të arritur kulminacionin e mirësisë dhe përsosmërinë e devotshmërisë"

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Dy dinarë

 

Tregohet se Hasani ka thënë: “Ka qenë një pemë, e cila adhurohej në vend të Allahut. Një njeri thotë: “Do ta presë”. Dhe niset i hidhëruar për të shkuar deri te ai lis. Në mes të rrugës e takon shejtanin në formën e njeriut, e i thotë: “Çka do të bësh?” I thotë: “Dëshiroj ta presë atë pemë, e cila adhurohet në vend të Allahut”. I thotë: “Nëse ti nuk e adhuron atë pemë, çka të  dëmton nëse të tjerët e adhurojnë. Ai i thotë: “Unë do ta presë”. Shejtani i thotë: “Unë do të të jap një propozim më të mirë: Mos e pre, se për çdo mëngjes do t’i kesh nën jastëkun tënd nga 2 dinarë”. I thotë: “Po prej kujt do t’i kem?” I thotë: “Prej meje”. Ai shkon në shtëpi dhe në mëngjes i gjen dy dinarë nën jastëkun e tij. Mirëpo, herën tjetër nuk i gjen. Dhe i hidhëruar e me tërbim niset për të prerë pemën. Atëherë shejtani i paraqitet në formën e tij dhe i thotë: “Çka do të bësh?” I thotë: “Dëshiroj ta presë pemën, e cila adhurohet në vend të Allahut”. Shejtani i thotë:  “Po gënjen, ti nuk ke zgjedhje”. Ai vazhdon rrugën për ta prerë, por shejtani i bie, e ai përplaset për tokë, sa që për pak sa nuk vritet. Pastaj i thotë: “A e di kush jam unë? – Unë jam Shejtani, i cili të kam takuar për parën herë, kur je nisur i hidhëruar, por  unë të kam mashtruar me dy dinarë, e pastaj nuk të kam lënë nën jastëk dy dinarë, e ti tani je i hidhëruar për shkak se nuk i gjetur dy dinarë, e për këtë arsye të mposhta”.

Lini një koment