Tevhidë sifat – njësimi i Zotit në cilësi

Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga "Besimi në Zotin xh.sh."

Tevhidë sifat – njësimi i Zotit në cilësi

 

Allahu xh.sh. në Kur’anin fisnik dhe nëpërmjet Muhamedit a.s. e ka cilësua veten e Tij me cilësi të shumta.

Njohja e cilësive të Allahut xh.sh. për mendjen e  njeriut është shumë e vështirë sepse nëse mendja nuk mund t’i kuptojë shumë gjëra të fshehta të kësaj bote, e si mund t’i kuptojë gjërat e fshehta të botës shpirtërore?.

Cilësitë e Allahut xh.sh. ndahen në dy lloje:

–     Cilësi vetanake të Allahut xh.sh. (Sifati Dhatije)

–     Cilësitë kuptimore të Allahut xh.sh. (Sifati Meanevije)

 

Cilësitë vetanake të Allahut xh.sh. (Sifati Dhatije) janë:

  1. Vuxhud (EKZISTON)
  2. Kidem (I PËRHERSHËM PA FILLIM)
  3. Beka (I PËRHERSHËM PA MBARIM)
  4. Vahdanijet (AI ËSHTË NJË)
  5. Kijamun binefsihi (EKZISTON NGA VETVETIU) dhe
  6. Muhtelifetun lil havadithi (NUK I GJASON ASKUJT)

 

Cilësitë Kuptimore të Allahut xh.sh. (Sifati meanevije) janë:

  1. Hajat (JETON)
  2. Ilm (DI GJITHÇKA)
  3. Semi’ë (DËGJON GJITHÇKA)
  4. Besar (SHEH GJITHÇKA)
  5. Irade (I VULLNETSHËM)
  6. Kudret (I PLOTFUQISHËM)
  7. Kelam (FLET ME TË FOLURIT E TIJ HYJNOR)
  8. Tekvin

 

Lini një koment