Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga "Besimi në Zotin xh.sh."
Tevhidë rububije – njësimi i Zotit në adhurim
TEVHIDI RUBUBIJE nënkupton se Allahu xh.sh. krijon, mban, furnizon dhe mbikëqyr çdo gjë. Pra me këtë kuptojmë se:
- Allahu i Lartmadhëruar ka krijuar çdo gjë në qiej dhe në tokë, ka krijua njerëzit, kafshët, shpendët, insektet, kodrat, ujërat, diellin dhe hënën.
- Allahu i Lartmadhëruar furnizon të gjitha gjallesat. Ai i lëvizë dhe i shpërndanë retë nga të cilat bie shiu në tokë që të mbijnë dhe të rriten pemët e perimet që të ushqehen njerëzit dhe kafshët.
- Allahu i Lartmadhëruar ndërron natën dhe ditën. Ai jep vdekje, i bënë që të vdesin gjallesat. Ai përkujdeset dhe mbikëqyrë të gjitha krijesat.