Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga "Besimi në Zotin xh.sh."
Kijamun bi nefsihi – Ekziston vetvetiu
Allahu xh.sh. nuk ka nevojë për askënd, ndërsa krijesat kanë nevojë për Atë. Këtë e dëshmon edhe sureja e shkurtë e Kur’anit:
ALLAHU SAMED
“Allahu është Ai që çdo krijesë i drejtohet, i mbështetet për çdo nevojë. As s’ka lindur kë, As nuk është i lindur. Dhe Atij askush nuk i është i ngjashëm as i barabartë”.