Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga "Besimi në Zotin xh.sh."
Kidem – I Përhershëm pa fillim
Allahu ka ekzistuar para çdo sendi dhe para çdo krijese. Kur kanë shkuar dhe e kanë pyetur Muhamedin a.s. për zanafillën e Allahut xh.sh. ka zbritur sureja IHLAS e cila ka këtë domethënie:
Thuaj: Ai, Allahu është Një!
Allahu është Ai që çdo krijesë i drejtohet për çdo gjë.
As s’ka lindur kë,
As nuk është i lindur.
Dhe Atij askush nuk i është i barabartë”.
Po ashtu është edhe një ajet tjetër i cili tregon se Zoti është i përhershëm pa fillim, se Ai është EZELIJ.
“Ai është i Pari (para Tij s’ka pasur kurrë fillim)”. (El Hadid:3)