Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga "Besimi në Zotin xh.sh."
Tevhidë uluhije – njësimi i Zotit në vepra
TEVHIDI ULUHIJE nënkupton se të gjitha veprat tona të mira me i bë vetëm për hir të Allahut i Cili nuk ka shok as rival.
Nga kjo që thamë kuptojmë se:
– Kur të falemi, falemi vetëm për Allahun xh.sh. i Cili nuk ka shok e as rival.
– Kur të agjërojmë, agjërojmë vetëm për Allahun xh.sh. i Cili nuk ka shok e as rival.
– Kur të japim zekat, japim vetëm për Allahun xh.sh. i Cili nuk ka shok e as rival.
– Kur ta kryejmë haxhin, e kryejmë vetëm për Allahun xh.sh. i Cili nuk ka shok e as rival.
– Kur të lutemi, i lutemi vetëm Allahut xh.sh.
– Kur të kërkojmë mbështetje, kërkojmë vetëm nga Allahu xh.sh.
Pra, çdo vepër, qoftë me fjalë, qoftë me zemër, qoftë me trup, duhet të jetë vetëm për Allahun e Lartmadhëruar, e për askënd tjetër.
Njësimi i Zotit në vepra quhet TEVHID ULUHIJE.