Muhamed Eminë Xhundi "101 tregime për të arritur kulminacionin e mirësisë dhe përsosmërinë e devotshmërisë" Përktheu: Dr. Musli Vërbani
Fëmija i cili falej natën
Shejh ibn Dhfr el -Mekiju thotë: “Kam dëgjuar se Eba Jezid Tajfur bin Isa Bestaniju r.a. kur e ka lexuar ajetin: “O ti i mbuluar, zgjohu natën e falu, përpos një pjesë ….”, (SURETUL- MUZEMIL, ajeti, 1), i thotë babait të tij: “O baba im! Kujt i drejtohet Allahu me këtë ajet?” Ai i thotë: “I drejtohet Pejgamberit, Muhamed s.a.v.s. Fëmija i thotë: “O baba, po pse ti nuk vepron si ka vepruar Muhamedi s.a.v.s.?!” Babai i përgjigjet: “O biri im! Falja e namazit të mesnatës është specifikë e Muhamedit s.a.v.s., e jo për umetin e tij.” Fëmija heshti. Kur fëmija e lexon ajetin kur’anor, ku Zoti i Lartmadhëruar thotë:
“Vërtet Zoti yt, e di se ti falesh më pak se një të tretën e natës, edhe gjysmë nate, e një të tretën e natës, e njësoj një grup të cilit janë me ty” (SURETUL MUZEMIL ajeti 20) i thotë: “O baba im, unë po e dëgjoj dhe po e shoh se një grup janë falur natën, po kush janë ata.” Babai i thotë: “O biri im! Ata janë sahabët, Zoti qoftë i kënaqur me ta.” I biri pyet: “O baba im! Po çfarë dobie kemi nëse nuk veprojmë ashtu siç ka vepruar Pejgamberi s.a.v.s. dhe sahabët e tij?” I ati i përgjigjet: “E fole të vërtetën biri im.” Pas këtij rasti babai zgjohej natën dhe falej. U zgjua edhe Jezidi natën, dhe kur e sheh babanë duke u falur, i thotë: – O baba im! Më mëso të pastrohem dhe të falem me ty. Kurse babai i thotë: “O biri im fli, se ti ende je i vogël.” E ai i thotë: “O baba im! Kur të vijë Dita, kur njerëzit do të dalin para Zotit veç e veç, për t’i parë veprat e tyre, do ti them: O Zoti im! Unë e kam pyetur babin tim si të pastrohem e të falem me të, por më ka refuzuar duke më thënë se jam ende i vogël. A ke dëshirë që kjo të të ndodhë?” Babai thotë: “Jo për Zotin, o biri im, assesi nuk dua të ndodhë ashtu.”
Kështu babai e mësoi të birin dhe ai filloi të falej me të.