Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi Përktheu: Dr. Musli Vërbani
Qeverisësit e tokës
Zoti i Lartmadhëruar ka paraparë:
- çështje të Kur’anit të cilat lexohen;
- çështje të Kur’anit të cilat shkruhen;
- çështje të Kur’anit të cilat përsëriten në adhurim dhe namaz. U lexohet njerëzve dhe mësohen përmendësh për Allah.
Allahu, këto çështje nuk i ka lënë që të jenë absolute. Në realitet, në kosmos këto çështje mund të bien ndesh me njëra-tjetrën. Kur Zoti i Lartmadhëruar e parasheh një çështje prej çështjeve, pastaj vjen momenti që të bëhet realitet dhe bien ndesh ato çështje, atëherë në shpirtrat e besimtarëve do të ndodhte çështje poshtëruese. Për këtë arsye, kur Zoti i Lartmadhëruar thotë:
“Dhe padyshim se ushtria jonë triumfon ndaj tyre.” (Saffat : 173)
…e shohim se çështja e Kur’anit patjetër duhet të ndodhë sipas ligjeve të natyrës, ashtu që të përputhet me çështjen e Kur’anit. Përderisa këtë e ka thënë Zoti i Lartmadhëruar, atëherë shiko mirë në betejë se cila është ushtria islame e cilët janë armiqtë e tyre. Nëse triumfojnë muslimanët, dije se ata kanë qenë ushtri e Allahut. Nëse pësojnë disfatë, atëherë dije se fjala e Allahut është e vërtetë: “Dhe padyshim se ushtria jonë triumfon ndaj tyre.” (Saffat : 173) Kjo nga shkaku se kur ata (muslimanët) janë zhveshur (nga islami) janë shpërbërë nga rreshtimi i rreshtimit të ushtrisë së Allahut, për këtë kanë pësuar disfatë.
Çështja është e qartë sepse besimtari kur të ballafaqohet me të keqen e së padrejtës ai duhet ta ketë parasysh se ai nuk ballafaqohet i vetëm, por vepron dhe mbështetet në Allahun. Mbështetja në Allahun nënkupton se ai vepron një vepër dhe mbështetet, për këtë arsye, për ata të cilët qeverisin në tokë, Zoti i Lartmadhëruar thotë:
“Ne e kemi bërë që të jetë qeverisës në tokë dhe për çdo çështje i kemi dhënë shkaqe.” (El-Kehf : 84)
A mos Zoti i Lartmadhëruar e ka përkufizuar çështjen jashtë shkaqeve? Jo! Përkundrazi, në ajetin në vazhdim thotë:
“Dhe ai i pasoi shkaqet.”
Përpos kësaj, shikoje situatën kur islami ishte në Medine dhe se si ishte aty çështja e hipokrizisë.