Ndarja e shoqërive në bazë të nefseve

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

 

Ndarja e shoqërive në bazë të nefseve

 

Shoqëritë ndahen në tri lloje:

Lloji i parë: Shoqëria në të cilën individët i bëjnë dëm vetes së tyre, prej nefsit i cili urdhëron në të keqe, ashtu që ai nefs e thërret në mëkat, por në këtë shoqëri ekziston edhe nefsi i bindur dhe qortues, që i ndihmon ta përmbajë veten dhe të mos bie në grackën e nefsit i cili i urdhëron në të keqe. Kështu që njeriu gjendet në dy gjendje e ato janë:

  • urdhërues,
  • qortues

Shoqëria në të cilën është nefsi i bindur dhe i kënaqur, në atë shoqëri mbizotëron e mira, në atë shoqëri ka njerëz të cilët nuk janë qortues, vetëm se te ata i shikojnë individët tjerë të cilët e kanë nefsin qortues, që t’i qortojnë të tjerët për veprimet jo të mira.

Kështu pra, në këtë lloj kemi qortim të një nefsi te nefsi tjetër, për ta zgjuar nefsin qortues tek individët të cilët e kanë nefsin urdhërues për keq, kështu që vendoset drejtësia, që do të thotë se nefsi ballafaqohet me një nefs tjetër, pa pasur nevojë që të ndërhyjë ndonjë shoqëri tjetër.

Lloji i dytë: në shoqëri ekzistojnë gjithmonë nefset të cilat urdhërojnë për të keqe dhe në ta nuk ka nefse qortuese, pastaj në atë shoqëri shkon një shoqëri e mirë që Allahu nëpërmjet tyre ta dominoj të mirën dhe kështu ata i drejtojnë njerëzit për të mirë.

Lloj i tretë: është shoqëria katastrofike, ashtu që e keqja e kaplon çdo individ të shoqërisë dhe në atë shoqëri ka vetëm nefse të cilat urdhërojnë për keq dhe nuk ka asnjë nefs qortues dhe atëherë intervenon programi qiellor sepse njerëzit nuk kanë qenë në gjendje të i drejtojnë shtrembërimet e njerëzve.

Qielli intervenon atëherë kur e keqja arrin në maksimum dhe atëherë kur e keqja arrin në shkallën më të lartë, atëherë vjen e drejta dhe mos mendoni se e keqja i dorëzohet të drejtës, ajo prapë mbetet në egërsinë e vet. Në këtë periudhë e drejta ballafaqohet ose me armiq të hapur ose me armiq të fshehtë.

Lini një koment