Fushëbeteja e besimit

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Fushëbeteja e besimit

 

Zoti i Lartmadhëruar na ka mësuar që kur besimtari të beson në Zotin e tij, duhet të qëndron në fushëbetejën e besimit, jo vetëm të qëndron i vetmuar, por që të qëndron në fushëbetejën e besimit kundrejt pabesimit, në fushëbetejën e së vërtetës kundër të pavërtetës sepse ai e ka mbështetjen nga Zoti i Plotfuqishëm, nuk mund ta mposhtë askush asnjëherë përderisa besimtari vepron me planprogramin e Allahut.

Nëse besimtari largohet nga planprogrami i Allahut, ai do të jetë i dështuar, atëherë fuqia është në mes të njeriut dhe njeriut. Për këtë arsye, jeta e të dërguarit s.a.v.s. ka qenë bazë e thirrjes islame, që do të thotë se çdo sekuencë e cila do të ndodhë deri në Ditën e kiametit ka ndodhur në biografinë (jetën) e të dërguarit të Allahut s.a.v.s. Zoti i Lartmadhëruar ka dëshiruar që t’i mësoj muslimanët me praktikën e Muhamed bin Abdullahut dhe me jetën e tij.

Shembull, në luftën e Uhudit, muslimanët kanë pësuar disfatë. Në aspekt të jashtëm të gjithë muslimanët kanë pësuar disfatë, por në realitet, ata të cilët kanë pësuar disfatë janë muslimanët të cilët nuk kanë vepruar me planprogramin Islam. Islami nuk ka fituar nga shkaku se disfata është si rezultat i kundërshtimit të urdhrave të të dërguarit të Allahut. Si do të ishte gjendja po që se ata do të fitonin edhe duke e kundërshtuar të dërguarin e Allahut? Zoti i Lartmadhëruar thotë (komentim): Keni kundërshtuar, për këtë arsye keni humbur. Keni kundërshtuar, për këtë arsye keni dështuar. Kësisoj mbetet orientimi i shpirtrave të besimtarëve në drejtim të të dërguarit të Allahut.

 

Lini një koment