Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi Përktheu: Dr. Musli Vërbani
Fuqia e hipokrizisë
Shpirti njerëzor dëshiron të jetë i fuqishëm, mirëpo dashuria për forcën në vetvete ndryshon:
- Një pjesë mendon se shpirti forcohet vetvetiu.
- Një pjesë tjetër mendon se para se të forcohet vetvetiu duhet që ai vet ta forcojë veten e tij.
- Kemi shpirtra tjerë të cilat nuk forcohen as nga vetvetja e as nga të tjerët.
Sa i përket njeriut besimtar, ai është i fuqishëm nga vetvetja sepse i përmbahet planprogramit të Allahut të Lartmadhëruar dhe është i fuqishëm për t’u ballafaquar me stuhitë e së keqes. Brenda vetes së tij ka forcë kundër nefsit urdhërues për të keqe, ai ka forcë kundër stuhive të së keqes dhe kështu te besimtari bashkohen dy forca, mirëpo te pabesimtari ekziston vetëm një forcë, ai nuk e ka përgatitur veten që ta zbatojë planprogramin e Allahut dhe nuk është përgatitur që të ballafaqohet ndaj ftesës së të keqes.
Ekziston edhe një lloj tjetër. Nuk e forcon veten e tij dhe nuk ka forcë që ta sulmoj ftesën e së mirës.
Kështu pra, kjo kategori është e izoluar nga të dy forcat, e këta janë hipokritët.
Hipokriti nuk e ka forcuar veten e tij, për këtë arsye ai nuk mund ta pranoj ftesën e të së vërtetës sepse nefsi i tij është i keq, të cilin e ka përgatitur e keqja në mënyrë perfide, sikur hipokriti të ishte i fuqishëm për ta sulmuar ftesën e së mirës me fuqinë e tij, por jo ai nuk e ka atë fuqi, por frikohet prej së mirës dhe haptas e thotë besimin për të mirën sepse ai nuk ka forcë për t’u ballafaquar me të mirën, po ashtu, nuk ka forcë të ballafaqohet edhe me veten e tij, dhe nuk ka aftësi të ballafaqohet dhe të jetë i sigurt nga e vërteta. Hipokritët janë më të këqijtë e të dy kategorive.
Hipokritët janë më të këqij se pabesimtarët. Pabesimtari kokëfortë, haptazi dhe qartë forcën e tij të fshehtë e paraqet në mënyrë arrogante dhe nuk e fsheh, mirëpo hipokriti e fsheh forcën e tij të fshehtë me të cilën thërret. Ah sikur ta thërriste veten me atë dukuri, por ai është i padrejtë në të. Kjo është sikurse e sulmon të vërtetën në dy drejtime.
- drejtimi i parë, armën pozitive, ashtu që të vërtetën e llogaritë si armë me të cilën lufton.
- drejtimi i dytë, armën negative, kur ai nuk pajtohet me besimin e atij me të cilin e ka armën për të qëndruar në rrugën e vërtetë.
Shembull i kësaj, kur ai paraqitet me ty para armikut dhe e ka armën në dorë, e edhe ti e ke armën, pastaj ti ia merr armën atij.
Nuk thuhet, është një armë mangë, por thuhet mungojnë dy armët, sepse ti i ke dy armë dhe ai nuk ka armë. Kështu pra, fuqia e hipokrizisë dhe agresiviteti i tij është se ai vepron për të të dërguar në errësirë, ndërsa tjetrin ta ndriçon, e kjo është më e vështirë për islamin në ballafaqim me pabesimin. Për këtë arsye, ne shohim se Zot i Lartmadhëruar tre ajete ia ka kushtuar besimtarëve, dy ajete pabesimtarëve, ndërsa çështjes së hipokritëve ia ka kushtuar trembëdhjetë ajete sepse hipokrizia paraqitet në forma të shumënumërta dhe të shumëllojshme.
Esenca e hipokrizisë është e llojllojshme, as nuk është e fuqishme për të dalë në ballë dhe për ta kundërshtuar të vërtetën, dhe as nuk është ndonjë forcë e cila pajtohet dhe e beson të vërtetën, për këtë arsye çështja e saj merr dy drejtime.