Dy dëshmitë, të cilat janë çelës i xhenetit, mjeti dhe rruga jonë për te Allahu i Lartmadhëruar
Dy dëshmitë janë çelës i xhenetit, ata janë mjeti dhe rruga jonë për te Allahu i Lartmadhëruar.
Dy dëshmitë janë:
- Dëshmia e parë: Vetëm Allahu është Zot.
- Dëshmia e dytë: Muhamedi është i dërguar i Allahut.
Këto dëshmi janë hyrje në fenë islame. Ai i cili dëshiron të hyn në islam, hyn me këto dy dëshmi.
Pa këto nuk ka Islam. Ai i cili dëshiron të del prej fesë islame, del prej fesë islame duke mos i deklaruar këto dy dëshmi.
Kjo fe e pastër është e rrethuar me këto dy dëshmi dhe për këto dy dëshmi.
Sa i përket dëshmisë së parë, me këtë deklarohet e vërteta e ekzistimit të Krijuesit të gjithësisë dhe se Allahu është një i vetmi, nuk ka ortak, nuk ka fëmijë dhe nuk ka të adhuruar pos Tij. Sexhde i bëhet vetëm Allahut, Adhurimi i bëhet vetëm Allahut. Feja e vërtetë është vetëm feja e Tij.
“Vetëm Allahut i takon adhurimi i vërtetë. Sa për ata që marrin mbrojtës të tjerë, përveç Tij, duke thënë: “Ne u lutemi atyre vetëm që të na afrojnë tek Allahu”, Allahu me siguri që do t’i gjykojë për mospajtimet që kanë pasur. Vërtetë, Allahu nuk e udhëzon atë që është gënjeshtar e mohues”. (Ez-Zumer 3)
E gjithë feja është në maksimën: “Nuk ka Zot tjetër pos Allahut”.
Sa i përket dëshmisë së dytë, është premtim për të plotësuar deklarimin e parë. Kjo nënkupton orientimin e drejtë për te Allahu (duke e pasuar të dërguarin e tij) në të gjitha ato që thotë dhe vepron.
E vërteta e Islamit është në atë që e vendos me fjalë dhe me vepra dhe anashkalimi i tij është pabesim. Kjo nga shkaku se anashkalohet dera e vetme e cila është në atë që e vendos me fjalë dhe me vepra, dhe anashkalimi i tij është pabesim. Kjo ngase anashkalohet dera e vetme e cila shpie tek Allahu dhe xheneti i Tij,
“Kush kërkon tjetër fe përveç Islamit, nuk do t’i pranohet, dhe ai në botën tjetër do të jetë i humbur”. (Ali Imran, 85)
Çdo derë përpos derës së Allahut është prej dyerve të shejtanit e cila shpie në Xhehenem.
Dëshmia e parë është dëshmi për të premtuar shprehimisht se Nuk ka Zot pos Allahut, kjo është hyrje, sexhde (përulje) dhe besim.
Dëshmia e dytë është dëshmi e premtimit të sinqertë për të vepruar dhe për t’i zbatuar dhe për të treguar gatishmëri para ftesës së njëshmërisë dhe se Muhamedi është i dërguari i Allahut. Ky është mjeti dhe kjo është feja sepse kjo fe është islam dhe ligj.
E para – është thelbi i fesë dhe vërtetësia, e kjo është sikurse shpirti i njeriut.
E dyta – ekzistenca e fesë, në të qëndron kryerja e obligimeve. Kjo është sikurse trupi i njeriut.
Kjo deklaratë, pra shehadeti, në vetevete ngërthenë dy çështje, e ato janë besimi dhe veprimi, me fjalë tjera besimi dhe ligji. E para nuk mund të qëndron pa të dytën dhe anasjelltas. Ai i cili beson në njërën dhe jo ne të tjetrën ai është pabesimtarë.
Sa i përket dëshmive, tek Allahu, njerëzit i takojnë njërës prej katër kategorive:
- Musliman.
Është ai i cili kur ta dëshmojë dëshminë me fjalë e realizon në vepër. E, ai është i shpëtuar.
- Idhujtar.
Është ai i cili njëherë i bie në sexhde Zotit, ndërsa herën tjetër i bie në sexhde epsheve.
Idhujtaria:
– ose mund të jetë idhujtari e besimit, si f.v. beson në absurditet, sikurse besimi se Zoti ka ortak, Zoti na ruajttë. Nëse personi i tillë vdes me këtë bindje, Allahu nuk e falë.
– ose idhujtaria e veprave, që do të thotë se mëkaton mëkate të mëdha si f.v. prostitucioni, vrasja, lënia e farzeve. Nëse i bën me qëllim dhe vërtetohet qëllimi dhe këmbëngulësia për ato veprime konsiderohet largim nga besimi në drejtim të pabesimit dhe dënohet me dënim të renegatit (me ekzekutim), ndërsa nëse idhujtaria e veprave është pa qëllim, me lëshim dhe pa dije, atëherë çështja është në dorë të Allahut. Nuk lejohet dënimi i tij përderisa nuk vërtetohet qëllimi i tij duke e pranuar vet ai, ose me dëshminë e të drejtëve.
- Pabesimtar.
Është ai i cili përgënjeshtron njërën prej dy dëshmive, ose të dy dëshmitë, me fjalë, me vepra, ose me të dyjat në të njëjtën kohë. Vendi i tij është xhehenemi, përgjithmonë do të qëndroj në të, sa vend i keq është ai.
- Hipokritë.
Është kategoria më e keqe e të gjitha kategorive. Siç e ka përcaktuar Krijuesi në Kur’anin fisnik, cilësia e hipokritit është:
“Kur takohen me besimtarët, ata thonë “Besojmë” – por, kur mbesin vetëm me djajtë e tyre, thonë: Në të vërtetë, ne jemi me ju; ne vetëm po talleshim.” (El-Bekare : 14)
Dënimi i tyre është më i madh se dënimi i pabesimtarëve.
“Në të vërtetë, hipokritët përpiqen ta mashtrojnë Allahun, por Ai është që i mashtron ata. Kur ata ngrihen për namaz, ngrihen me përtesë, vetëm sa për t’u dukur para botës dhe Allahun e përmendin fare pak.” (En-Nisa : 142)
Kjo nga shkaku se kategoria e hipokritëve është kategori e cila i devijon të udhëzuarit. Kjo kategori e njerëzve për kategorinë e besimtarëve është më e rrezikshme se sa kategoria e pabesimtarëve. Hipokriti llogaritet në kategorinë e besimtarëve dhe ai nga brendia mund të shkaktoj dëme të mëdha si f.v.: sikurse sëmundja e kolerës e cila është e fshehtë dhe shpërndahet pa u vërejtur, ndërsa kështu nuk mund të veprojë dëmi i pabesimtarit, i cili e tregon haptazi rrezikun dhe sëmundjen ashtu që secili kujdeset dhe largohet prej tij, dhe prej asaj çka adhuron përpos Zotit. Për këtë arsye Zoti i Lartmadhëruar hipokritit ia ka paraparë dënimin më të madh se të pabesimtarit:
“Pa dyshim që hipokritët do të jenë në thellësinë më të madhe të Xhehenemit dhe ti kurrsesi nuk do t’u gjesh atyre ndihmës.” (En-Nisa : 145)
Te hipokriti, edhe besimi edhe pabesimi qëndrojnë së bashku. Në të është besimi dhe idhujtaria. Në të është adhurimi ndaj Allahut dhe adhurimi ndaj epsheve dhe shejtanit. Në të është edhe vepra e mirë edhe vepra shkatërruese.
Kjo është çështja e cila sillet vërdallë kokave tona në këtë kohë, dhe kjo është çështja (hipokritët) për të cilën duhet të kujdesemi, Zoti i Lartmadhëruar ka thënë:
“Askujt prej hipokritëve, kur të vdesin, mos ia fal xhenazen, as mos rri afër varrit të hipokritit.” (Et-Tevbe : 84)
Allahu xh.sh. e ka urdhëruar pejgamberin s.a.v.s. që t’i refuzoj ata që të qëndrojnë në radhët e luftëtarëve me besimtarë. Hipokriti është iluzionist, krijon iluzion. Iluzioni është sëmundje e keqe, për të cilën pejgamberi s.a.v.s është frikuar për pasuesit e tij.
Pejgamberi s.a.v.s e ka sqaruar këtë dhe ka raportuar për shenjat para shokëve të tij eminent.
Një nga shenjat është frika nga vdekja dhe dashuria për këtë botë, sepse këto dy çështje e luhatin burrërinë e cila është qëndresa e personalitetit për të cilën mbahet si në pabesim ashtu edhe në besim.
Pra, ajo (burrëria) është baza shkëmbore e fortë në të cilën nguliten dy anët e parimeve. Dëshmia për njëshmërinë e Allahut dhe në dërgueshmërinë e Muhamedit a.s., esensa e saj është të vepruarit me kushtetutën islame (Kur anin) e cila është kushtetutë e gjithësisë në përgjithësi dhe të vepruarit me sunetin e të dërguarit për islam, e cila është të vepruarit e sinqertë me sheriatë. Nuk ka asgjë pa vepruar me të pasi kështu refuzohet thënia: “Nuk ka Zot pos Allahut”, që do të thotë: ai i cili nuk e dëshmon me vepër sheriatin se Muhamedi është i dërguar i Allahut, për ta, ne i dëgjojmë fjalët e Zotit me të cilat na bëhet e ditur se njerëzit me të urryer tek Allahu janë ata të cilët veprojnë diçka tjetër e flasin për atë që nuk e veprojnë: “O besimtarë, përse thoni atë që nuk e veproni? Është shumë e urryer për Allahun të thoni atë që nuk e veproni!” (Es-Saf : 2, 3)
Nuk është vepra kufiri ku ndalen vepruesit, te muslimanët nuk ekziston zbrazëtira, sepse vepra është adhurim dhe adhurimi është vepër. “Vallë, a nuk ta hapëm ty (Muhamed) kraharorin (për të pranuar besimin).”
“Dhe kur të çlirohesh, përpiqu fort dhe vetëm ndaj Zotit tënd përkushtohu!”. (Inshirah : 7, 8)
Vetëm vepra është çelës i dashurisë së Allahut ndaj robërve të tij: “Thuaju (o Muhamed): “Nëse ju e doni Allahun, atëherë më ndiqni mua, që Allahu do t’ju dojë”. (Ali Imran : 31)
Pasimi i të dërguarit të Allahut në vetvete është dëshmia pozitive e besimtarit për Allahun dhe për të dërguarin e Tij.
Kështu, Zoti kurrë nuk e kundërshton personin i cili është i përkushtuar në njëshmërinë e Tij, të gjitha vlerat islame janë në të vepruarit me dy dëshmitë. Për këtë arsye, në këtë mënyrë kuptohet çelësi i xhenetit dhe rruga e të arriturit deri tek Allahu.
Punët e këqija dhe të urryera shfaqen për shkak të largimit nga të vepruarit me dy dëshmitë. Për këtë arsye, të kundërshtuarit e tyre janë çelës i xhehenemit dhe rruga e cila të dërgon deri tek shejtani.
Në islam nuk ka mesatare në mes të këtyre dy rrugëve, pos nëse njeriu e ka zgjedh rrugën e hipokritëve. E cila është rruga më e keqja, për të përfunduar më së keqi… Zoti ju ruajt dhe ju mbrojttë o lexues, dhe ata të cilët ju dëgjojnë juve, nga ajo e cila ju shpie në hipokrizi për të dy botët!
Për këtë arsye ne nuk themi se Islami është i ndërtuar në vetëm pesë shtyllat por ne e themi thënien e vërtetë: Islami është i ndërtuar në të vepruarit me Kur’an.
“Kushdo që nuk gjykon sipas asaj që ka shpallur Allahu, ai është mohues i vërtetë”. (El-Maide : 44)
Prioriteti islam është që të anashkalosh të keqen nga ata të cilët janë rreth jush, dhe nga të gjithë njerëzit. Kështu ti pastrohesh nga e keqja. Dhe si i pastër kryej të gjitha obligimet tjera dhe më e rëndësishmja është urdhërimi për të mirë dhe të larguarit nga e keqja. Në rend të parë veten tuaj e pastaj njerëzit tjerë, kësisoj me shpejtësi arrin deri te Zoti i Lartmadhëruar.
“O njeri, që përpiqesh shumë, mundin tënd do ta gjesh te Zoti yt”. (El-Inshikak : 6)
Për të arritur deri te ky nivel duhet të veprojmë ashtu siç e ka përshkruar ibn Ataull-Llahu el Iskendëriu me fjalën e urtë të tij: “Për të arritur deri tek Allahu duhet njohur Atë, përndryshe Zoti ynë ose parasheh diçka që të lidhesh me të ose ai ndërlidhet me diçka”.
Në kuptim edhe më të qartë, dy dëshmitë (besimi dhe pasimi i të dërguarit) janë rruga e parë e jona për te Allahu, dhe me to shkohet edhe deri te rruga jonë e fundit për te Allahu.
Dy dëshmitë janë çelësi i vetëm i xhenetit dhe në to është vendos feja e pastër në tërësi, përmbajtja në to me përpikëri është përmbajtja e fesë me përpikëri.
Kështu pra, nëse i deklarojmë këto dy dëshmi dhe i përmbahemi atyre dy dëshmive pozitivisht, atëherë u jemi përmbajtur në tërësi fesë dhe do të ishim begatuar me qetësi dhe lumturi në dy botët, lumturi në këtë botë dhe lumturi në botën tjetër, ashtu që të gjithë ne të gjitha çështjet tona do t’i kishim të sinqerta ndaj Zotit të Lartmadhëruar.
“Thuaj: Padyshim se namazi im, adhurim (kurbani) im, jeta ime dhe vdekja ime janë për Allahun, Zot i të gjithë botëve, Nuk i bëhet idhujtari Atij, dhe për këtë jam urdhëruar dhe unë jam i pari i muslimanëve”. (El-Enam : 122-123)
Këto dy dëshmi janë realiteti i kësaj feje. Këto janë çelësi i vetëm për të arritur në shtëpinë e selamit të xhenetit, pra xhenetit të përgjithmonshëm.
————–
Pjesë nga libri “Çelësi i emrit madhështorë” i autorit Ibrahim Muhamed el-Betaviju.