Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga "Fikhu i haxhit"
Vizita e xhamisë dhe e varrit të Muhamedit a.s.
Vizita e xhamisë dhe varrit të Muhamedit a.s. është e vlefshme dhe e ka bazën në hadithet e Muhamedit a.s. të cilat po i përmendim: Transmeton Ebu Hurejre se Muhamedi a.s. ka thënë:
“Angazhohuni dhe përforcohuni për me i vizitua tri xhamitë e shenjta e ato janë: Kjo xhami e imja, Qabja e Madhëruar dhe Mesxhidi Aksaja”.
(Mutefikun Alejhi)
Po ashtu edhe falja e namazit në xhamin e Muhamedit a.s. ka vlerë të madhe.
Transmeton Ebu Hurejre se Muhamedi a.s. ka thënë:
“Namazi në xhamin Time këtu ka vlerë më të madhe se njëmijë namaze në xhamit tjera përpos Qabes së Madhëruar”. (Mutefekun Alejhi)
Në xhaminë e Muhamedit a.s. është edhe varri i tij ku më parë xhamia kishte sipërfaqe të vogël ndërsa shtëpia e Muhamedit a.s. ka qenë afër dhe kur ka ndërrua jetë Muhamedi a.s. është varrosur aty.
Muhamedi a.s. ka thënë:
“Në mes të varrit tim dhe minberit në xhamin time është bahçja prej bahçeve të xhenetit (REVDATUL XHENET).” (BUHARIU)
Dhe në fund po e përfundojmë me hadithin e Muhamedit a.s. dhe e lusim Allahun që të na bëjë të mundur ta vizitojmë dhe ta takojmë në xhenet.
“Kush më viziton Mua pasi që të vdes, ai më ka vizituar mua sikurse për së gjalli”. (Teberani dhe Darikutni)