Muhamed Eminë Xhundi "101 tregime për të arritur kulminacionin e mirësisë dhe përsosmërinë e devotshmërisë" Përktheu: Dr. Musli Vërbani
Virtyte të larta
Një njeri e shan Ebu Dherrin, e ai ia kthen: “O njeri, mos u fundos me sharje, por lejo vend për përmirësim, sepse ne nuk e shpërblejmë atë, i cili mëkaton në Allahun më shumë se sa i përkushtohemi Allahut.
***
Një njeri e shan Shaebijun Fehih. E ai i kthen: Nëse e ke me të drejtë atë që thua: “Zoti më faltë, e nëse ke gënjyer, atëherë Zoti të faltë ty”.
***
Omer bin Abdul Azizi e dëgjon një fjalë për të nga një njeri, e i thotë: “Ti dëshiron që me forcën e shejtanin të më kaplojë mua shejtani nesër, ashtu siç të ka kapluar ty sot, por më mirë largohu, Zoti të mëshiroftë.